​PS gati letrën për kryeprokurorin
Llalla: Je kërcënuar, apo jo?

​PS gati letrën për kryeprokurorin<br />Llalla: Je kërcënuar, apo jo?
Opozita ka dyshime mbi vërtetësinë e kërcënimit të kryeprokuroit Adriatik Llalla. Kjo ka bërë që deputetët socialistë Qefalia dhe Çuko, ta mendojnë edhe një herë para se ta thërrasin kreun e akuzës në komisionin e Sigurisë Kombëtare së bashku me kreun e SHISH-it dhe drejtorin e Policisë së Shtetit.

Të enjten e kaluar para seancës plenare Komisioni i Sigurisë në një mbledhje pa mediat ka diskutuar mbi këtë kërcënim dhe kërkesën e dy deputeteve socialistë për një seancë dëgjimore me kryeprokurorin.

Për të zbardhur të vërtetën dy deputetet do t’i dërgojnë shkresë zyrtare kryeprokurorit ose të kërkojnë takim sqarues me të si përfaqësues të komisionit, nëse është kërcënuar realisht, ose jo.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të komisionit të sigurisë së enjten, burime nga PD konfirmojnë se kanë qenë kundër thirrjes së Llalës në komision për aq kohë sa nuk ka asnjë dokument apo deklarim nga ky I fundit së është kërcënuar.

Madje sipas ish-ministri Noka kjo kërkesën nxit pasiguri dhe destabilizim. Sipas tij kjo është një përpjekje për të sajuar situate mbi bazën e thashethemit të fabrikuar në zyrat e qeverisë.

Sipas rregullores së Kuvendit për ta detyruar titullarin e një institucioni të raportojë në Komision, nevojiten firmat e 1/3 së deputeteve, firma të cilat janë mbledhur por po pritet konfirmimi i Llalës nëse është kërcënuar ose jo. Këtij të fundit i është shtuar siguria si dhe ka dërguar familjarët jashtë vendit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit