​PS, Pendavinji: Fund marrëzisë
së PD, e presim për Presidentin

​PS, Pendavinji: Fund marrëzisë<br />së PD, e presim për Presidentin
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Pendavinji ka komentuar konsumimin e raundit të dytë të zgjedhjes së Presidentit, duke kërkuar që opozita t’i japë fund bojkotit dhe të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Deputeti i Korçës, Pendavinji thotë se mazhoranca e pret opozitën me shpresë së fuqia e dialogut do të arrijë të vendosë përpara interesave partiake, interesin kombëtar.
 
Reagimi i plotë i Pendavinjit
 
Kjo mazhorancë i ka votat për ta zgjedhur qysh në raundin e parë Presidentin e Republikës.
Por ne kemi zgjedhur që të mos e përdorim fuqinë e kartonëve, duke besuar se marrëzia e opozitës do të ketë një fund, dhe fuqia e dialogut do ta mundë mosarsyen e opozitës.
Ne presim që opozita ta shfrytëzojë këtë mundësi për të marr pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit, në mënyrë që Presidenti i ri të jetë në lartësinë e atij institucioni.
Ne kemi besim se interesi kombëtar do t'i kapërcejë makinacionet politike.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet