Sipas gazetës “Le Figaro”, 10 zyrtarë nga Ministria franceze e Financave ndodhen aktualisht në Athinë, për të ndihmuar qeverinë greke në hartimin e draftit për propozimet e fundit që do ta parandalonte daljen e Greqisë nga zona euro.

Gazeta gjithashtu raporton se të mërkurën në mëngjes, një person i afërt i kryeministrit, Aleksis Cipras i ka telefonuar një gazetari francez për ta pyetur mbi ndonjë información të brendshëm mbi planet e Francois Hollande.

“I kemi shpresat tek Hollande. Franca ka çelësin e negociatave. A e kupton ai këtë?”, raportohet t’i ketë thënë Cipras gazetarit.

Ndërsa Cipras fliste në Parlamentin Evropian, kryeministri i Francës Manuel Valls gjatë debatit në parlamentin francez tha se mbajtja e Greqisë në BE ka rëndësi të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)