Ish-ministrja e kabinetit “Rama 1”, Milena Harito, ka renditur disa arsye pse vrasin burrat.

Duke larguar paksa vëmendjen nga politika, Harito zhvendoset në një ndër çështjet më problematike sot në shoqërinë shqiptare, vrasjet brenda familjes, ku janë kryesisht burrat që iu marrin jetën grave të tyre.

Në lidhje me këtë, ish-ministrja e Inovacionit ka dhënë në faqen e saj zyrtare në “Facebook” disa arsye të këtij fenomeni dhe pse, sipas saj, burrat janë dominues.

Pse vrasin burrat?
Për të fshehur pafuqinë
Sepse nuk përballen dot më
Për të harruar tradhtitë e tyre
Sepse nuk durojnë më qortimet
Për tu hakmarrë ndaj një poshtërimi
Sepse rraskapiten nga përbuzja, frika, uurrejtja që shkaktojnë
Sepse kanë turp nga vetja dhe nuk e pranojnë dot
Për të hapur vend rreth vetes
Sepse nuk vendosin t'ja mbathin
Për të zëvendësuar një grua me një tjetër
Sepse mund të humbin shumë nga ndarja
Sepse nuk zotërojnë tjetër gjuhë veç goditjeve
Sepse prova e gjallë e dhunës duhet të zhduket
Për të dënuar rebelen që nuk zbaton urdhrat e tyre
Sepse ndihen në të drejtën e tyre të bëjnë drejtësi
Pë tu shfajësuar
Sepse lartësimi, për ta, është egoja e tyre
Për tu pasuruar, për të përvetësuar një pasuri
Sepse gjallesa që kanë pranë nuk është më aq rentabël
Sepse janë të terrorizuar se mos i braktisin
Sepse egërsia është më e lehtë sesa pendesa
Sepse jetën e një gruaje e perceptojnë si uljen e tyre
Sepse ligji është zemërgjerë me ta 
Sepse raporti kosto/përfitim ja vlen
Sepse vdekja e tjetrit është prova që kanë të drejtë të vrasin
Sepse lehtësisht mund ta fshehin, ta mbulojnë, ta justifikojnë, ta harrojnë,
Sepse nuk e kanë mbrojtur dot nënën e vet nga violenca e babait 
Sepse nuk duan të kujtojnë veten të vogël, të pafuqishëm para violencës së babait
Për të mos u vetëvrarë
Që të marrin me vrasjen çfarë nuk u jepej me nënshtrim
Sepse një grua vlen pak
Sepse urrejnë vetveten dhe për ta fshehur urrejnë tjetrin
Për të patur gjithë pushtetin
Në vdekje si në jetë
Adaptuar nga Marie-Victoire Louis

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com