​PSG rrezikon të dështojë
nëse ndjek çështjen e “Ciuntinho”

​PSG rrezikon të dështojë<br />nëse ndjek çështjen e “Ciuntinho”
Klubi nga Anfield rikonfirmon Philippe Coutinho si lojtar të tijin.

Drejtuesit e Liverpool-it kanë hedhur poshtë çdo kërkesë të klubit francez Paris Saint Germain për transferimin e lojtarit të kombëtares braziliane.

Coutinho, i cili është kthyer në Merseyside për të qenë i gatshëm për trajnerin Jurgen Klopp për zhvillimin e parasezonit,  ka më pak gjasa të sigurohet nga PSG, sesa talenti 19-vjecar i Monaco-s Kylian Mbappe.

Ylli i “The Reds” nënshkroi në janar të këtij viti një kontratë me afat 5-vjet dhe pa klauzolë largimi. Braziliani zgjedh të qëndrojë në “Anfield Road”. Kjo situatë e detyron Barcelonën të tërhiqet përkohësisht nga misioni “Coutinho “.

Nga ana tjetër, njëri prej emrave më të lakmuar të këtij sezoni transferimesh Mbappe, ka tërhequr pas vetes klube prestigjoze europiane.

Në këto kushte, nëse “Parizienët “ synojnë me çdo kusht Coutinho-n përpara fillimit të sezonit 2017-2018, vetëm sa do të revoltohen me kohën e humbur për brazilianin.

Por ish-kampionët e Francës i kanë drejtuar sytë nga sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez, por ky i fundit dëshiron vetëm Manchester Cityn. Ai dëshiron të jetë nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Kryeqytetasit kërkuan dhe shërbimet e Pierre Erick Aubameyang, por një urdhër i drejtorit të ri Sportiv të PSG, Antero Henrique i “vuri vulën”  kësaj historie duke e konsideruar si të tepërt një kontratë me sulmuesin e Borussia Dortmundit dhe Kombëtares së Gabonit.

Tashmë shpresat e PSG-it për nënshkrimin me Coutinho-n janë zbehur. Por në dritë ka dalë James Rodriguez, i cili e ka humbur durimin me trajnerin e “Los Blancos “,

Zinedine Zidane. Të dyja ekipet kanë hapur diskutimet midis për të ardhmen e kapitenit të Kolumbisë.
Unai Emery planifikon dhe tre blerja të tjerë pas baskut Yuri Berchiche, edhe pse lojtarë të klasit botëror si  Coutinho apo Mbappe do të lehtësonin shumë punën e çdo trajneri.

Redaksia Online
D.V Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën