​Pukë,Arratisja e 20 vjeçarit nga
Komisariati, arrestohen 2 policë

Pas arratisjes së 20-vjeçarit Ermirjon Nikja, nga dhoma e shoqërimit në komisariatin e Pukës, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), ka arrestuar dy punonjës policie.

Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati, u arrestuan pasi, sipas policisë, nuk kishin zbatuar detyrat e përcaktuara.

20-vjeçari u arratis ditën e sotme nga dhoma e shoqërimit në komisariatin e Pukës, ku ka mundur t'u ikë forcave të policisë në momentin kur po transportohej për në paraburgimin e Shkodrës.

20-vjeçari ishte arrestuar nga policia me akuzën e grabitjes me dhunë.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë i policisë:
Pukë
SHÇBA arreston 2 punonjës policie, shpërdoruan detyrën dhe për pasojë u arratis nga Komisariati i Policisë një i ndaluar
Në vijim të informacionit mbi largimin nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë të shtetasit Ermirjon Nikja, SHÇBA ka arrestuar në flagrancë punonjësit e policisë Inspektor Pajtim Bushi dhe Inspektor Dode Preka, me detyrë trupë shërbimi pranë këtij Komisariati.
Arrestimi i dy punonjësve u bë pas kryerjes së veprimeve hetimore ku u konstatua se nga ana e tyre nuk janë zbatuar detyrat funksionale të përcaktuara për sigurimin e personave të shoqëruar dhe ambienteve ku ata qëndrojnë.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion