​Pushimet e verës mbyllin dyert e
gjykatave, mbesin pezull disa çështje

​Pushimet e verës mbyllin dyert e<br />gjykatave, mbesin pezull disa çështje
Pushimet vjetorë për gjykatësit në të gjithë Shqipërinë do të bëhen shkak për shtyrjen e proceseve gjyqësore për në shtator të këtij viti, përfshi këtu 3 shkallët e gjyqësorit si dhe Gjykatën Kushtetuese.
 
Për këtë arsye një sërë procesesh gjyqësore të konsideruara të nxehta, përfshi dosjen “Lazarati” apo “Banda e Tritolit” do të shtyhen për në muajin shtator.
 
Në një intervistë për A1Report zëdhënësja e Gjykatës së Tiranës, Alba Nikolla sqaron se si do të operohet nga 24 korriku deri 31 gusht periudhë kur gjyqtarët janë me leje.
 
“Gjykata e Tiranës nga data 24 Korrik 2015 ndërpret hedhjen e shortit për kërkesat civile dhe penale, kjo do të vazhdojë deri më datë 31 Gusht 2015. Ndërkaq kërkesat me karakter urgjent siç janë masat e sigurimit, urdhrat e menjëhershëm, kërkesat për të pandehurit të miturit, revokime, zëvendësime të shuarit e masave do të vazhdojnë të vijnë dhe do të gjykohen nga gjyqtarët e gatshëm”, shprehet Nikolla.

Redaksia Online
(f.s/shqiptaraj.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut