​Radiovalët e Shpejta, zbulohet
burimi i mesazhit nga universi

​Radiovalët e Shpejta, zbulohet<br />burimi i mesazhit nga universi
Radiovalët e Shpejta, ose FRB në gjuhën shkencore (Fast Radio Bursts) janë dëgjuar vetëm 18 herë dhe deri tani kanë qenë një rebus i vërtetë për shkencëtarët, që nga koha kur u vunë re për herë të parë, më 2007. Askush nuk e di se prej nga mund të kenë ardhur apo çfarë i ka shkaktuar , me spekulime që shkojnë nga yje gjigantë, grimca materiali ose rrezatime që dalin nga një vrimë e zezë, apo edhe alienë.
 
FRB janë valë të fuqishme por shumë të shkurtra radioje, të cilat zgjasin jo më tepër se një të mijtën e sekondës.
 
E para u zbulua nga teleskopi Parkes në Australi, më 2007. Që atëherë, janë dëgjuar edhe 17, por vetëm njëra në mënyrë të përsëritur.
 
Ajo valë e përsëritur u studiua për gjashtë muaj, duke u lejuar shkencëtarëve të gjenin pozicionin e saktë në qiell. Duket se vjen nga një galaktikë xhuxhe, më tepër se tre miliardë vite dritë larg, thonë shkencëtarët.
 
FRB 121102, siç është quajtur, u zbuluar duke përdorur një radio teleskop shumë-antenësh, i cili përdoret nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës në SHBA.
 
Dr. Shriharsh Tendulkar, anëtar i skuadrës nga Universiteti McGill University në Montreal,Kanada, thotë: "Para se të dinim distancën e ndonjë FRB-je, ka pasur disa sugjerime se ato vinin nga brenda ose pranë galaktikës sonë, Rruga e Qumështit. Tani këto sugjerime mund të përjashtohen, të paktën për këtë FRB".
 
Si për ta shtuar misterin, FRB duket se shoqërohet nga një rrjedhë transmetimesh radio të vazhdueshme më të dobëta.
 
Vëzhgime më precize treguan se dy burimet e emisioneve nuk mund të jenë më tepër se 100 vite dritë larg njëra-tjetrës.
 
Dr. Benito Marcote, nga Instituti i Përbashkët për VLBI (Very Long Baseline Interferometry - Interferometria me Bazë Shumë të Gjatë)në Dwingeloo të Holandës, thotë: "Mendojmë se valët dhe burimet e vazhdueshme ka gjasa të jenë ose i njëjti objekt apo në një farë mënyre kanë lidhje me njëri-tjetrin".
 
Çfarë e ka shkaktuar këtë valë mbetet e panjohur. Kandidat i mundshëm është një yll neutron me super densitet - ndoshta një "magnetar", yll neutron me fushë magnetike shumë të fuqishme - i rrethuar me mbeturina nga ndonjë shpërthim yjor.
 
Burimi mund të jenë edhe grimca materiale që dalin nga unaza e ndonjë vrime të zezë supermasive.
 
Bashkëautori Dr. Shami Chatterjee, nga Universiteti Cornell në SHBA thotë: "Gjetja e galaktikës së kësaj FRB-je dhe e distancës së saj janë një hap i madh përpara, por kemi ende shumë për të bërë para se ta kuptojmë plotësisht se çfarë janë këto gjëra".
 
Studimi për radiovalët e shpejta u prezantua në takimin e përvitshëm të Shoqatës Astronomike Amerikane në Grapevine të Teksasit.
d.i./Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'