​Rama: Jo votimit elektronik! I
mundur numërimi elektronik por ka probleme

TIRANE-Sot në parlament, kryeministri Edi Rama është ndalur në një prej kërkesave të opozitës, atë të zgjedhjeve me proces elektronik.

Duke përjashtuar votimin elektronik, Rama i mëshoi fazës tjetër që vijon pas votimit, numërimi elektronik.

Ai ka kujtuar projektin pilot në vitin 2013, Rama tha se dhe mund të zbatohet, por pa përjashtuar dhe faktin se mund të dështojë. Ai solli një sërë shembujsh me vende nga bota, ndërsa theksoi se kërkesa e PD për votim elektronik është përqeshur dhe nga vetë Parlamenti Europian.
 
Si ka mundësi që opozita nuk është në tavolinë për Reformën Zgjedhore për të bërë ligjin që do, ligjin që do. Votim elektronik, nuk është çështja ka kohë nuk ka kohë, e para e punës, ligjet zgjedhore nuk bëhen e dua unë dhe do e pranosh ti, bëhen me konsensus. E dyta e punës, pse duhet të bëjë Shqipëria një ushtrim që nuk e bën asnjë vend në Europë, përveç Estonisë që është rast unikal, pse duhet të bëhemi ne të dytët dhe ne të bëjmë votim elektronik e të jemi rast unikal. Për cfarë? Ao se i kemi të gjitha fibrat optike të shtrira në çdo fshat, se kjo e fibrave është një histori koncesioni po nuk po i hyj kësaj se kjo është të lodhesh kot.
Si mund ta bëjmë ne teknikisht e pse duhet ta bëjmë? Pse duhet të bëjmë ne një votim që Gjermania e ka shpallur antikushtetues, apo Hollanda e kishte e u tërhoq e që gjithë vendet e zhvilluara e kërcënojnë kërcënim për integritetin e zgjedhjeve për shkak të ndërhyrjeve të mundshme. Megjithatë ne e kemi thënë e përsëritur vazhdimisht, për ne jemi gati ta konsiderojnë nëse OSBE-ODIHR e bën. Në Parlamentin Europian qeshin të gjithë me votimin elektronik. Qeshin të majtë e të djathtë se është absurd ta kushtëzosh procesin e votimit elektronik. Numërimin elektronik e kemi kërkuar ne dhe e kemi imponuar ne që të bëhej pilot në zgjedhjet e 2013 dhe e pranuam sepse dëgjuam ekspertët por nuk bëhej dot në gjithë Shqipërinë, donim shumë ne, por nuk u bë, projekti pilot dështoi. U harxhuan gjithë ato para dhe dështoi. Po është i mundur të bëhet? Po është i mundur, por numërimin elektronik e kompenson 100% hapja e kutive sido që të vijë puna. Por nëse bëhet shumë mirë, por po ju them se dështoi dhe nuk e kanë shumë vende. U bë numërimi elektronik në Londër dhe u bllokua dhe e nisën me dorë. Por nuk ka rëndësi
”.

Në mbajtjen e kësaj ligjerate, mungoi PD e cila po zbaton bojkotin ndaj Kuvendit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë