​Rama-kuksianëve: Nëse PD nuk
hyn në zgjedhje,PS do i përfaqësojë

​Rama-kuksianëve: Nëse PD nuk<br />hyn në zgjedhje,PS do i përfaqësojë
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka takuar sot të rinjtë kuksiane që votojnë për herë të parë.

Kreu i qeverisë, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste u kërkoi të rinjve kuksianë se duhet të votojnë më 18 Qershor dhe se këtë duhet ta bëjnë për të ardhmen e tyre. Por në kushtet kur PD është në çadër dhe kërcënon me bojkot të zgjedhjeve, kryeministri ka një rrugëzgjidhje.

Frika është këshilltari më i keq i njeriut, por frika nga drejtësia është udhërrëfyesi më i keq për një politikan. Politikanë që i frikohen drejtësisë nuk i duhen as dreqit. Prandaj thuajini shokëve të klasës, lagjes, fshatit që nuk besojnë tek PS se kushtet kur PD do të ngujohet në cadër dhe nuk do vijë në zgjedhje, ne do marrim përsipër barrën që ti përfaqësojmë dhe ata.
Sepse PD mori vijimësisht një besim të madh me votë këtu në Kukës dhe në Tropojë, por u desh që të vinte PS që sot në Kukës nga 200 e ca legalizime 8 vjet me Pd të jenë më shumë se 1100 lekalizime në 4 vite, dhe ne nuk i pamë shtëpitë e prindërve tuaj me dylbi me ngjyra, kjo blu nuk legalizohet kjo vjollcë legalizohet. Jo ne i shohim si mundin e djersënm e prindërve tuaj
”.

Rama u bëri thirrje të rinjve kuksianë që vota e tyrë në 18 qershor të jetë një votë për të marrë hak për padrejtësitë që u janë bërë prindërve nga PD gjate viteve.

Vota e 18 qershorit për të gjithë ju, votuesit për herë të parë është votë për të marrë hak për padrejtësitë që i janë bërë prindërve tuaj, çdo votues i parë në 18 qershor ka detyrimin të votojë për të marrë hak. Vota e 18 qershorit do të garantojë që jeta juaj pas 10 vjetësh të jetë shumë herë më e mirë, përndryshe jeta juaj do të jetë më e keqe nëse ne kthehemi prapa”.

“Po nuk dolën nga çadra të pushohen nga puna”
Për kryeministrit Edi Rama, nëse opozita nuk del nga çadra atëherë ‘do të pushohet nga puna”.
Nëse ata që janë në çadër nuk kanë burrërinë të dalin në zgjedhje, ata duhen pushuar nga puna sepse janë votuar për të punuar dhe jo që me votat e zgjedhjeve të bëjnë të pamundur drejtësinë. Nuk janë votuar për këtë. Janë votuar t’ju përfaqësojnë juve”.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën