​Rama: Lulzim Berishën e liroi PD
sepse s'lejon zbatimin e Vettingut

​Rama: Lulzim Berishën e liroi PD<br />sepse s'lejon zbatimin e Vettingut
TIRANE-“Vendet anëtare të Bashkimit Europian mbështesin vijimin e negociatave për anëtarësim me vetëdijen se Shqipëria do të zbatojë Vetting-un. E thonë këta. E përsërisin këtë, por ju edhe sot nuk keni kurajo të tregoni me gisht se kush e liroi Lulzim Berishën, por vazhdoni të thoni se e liroi Bashkia e Durrësit. Imagjino ku jeni ju”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar opozitën se për shkak të bllokimit që i ka bërë Ligjit të Vettingut, pallati i drejtësisë mbetet ende i papastruar.

Vettingu do të bëhet, ju do e zvarrisni veten dhe pak kohë, por pallati i drejtësisë do pastrohet dhe se historia e këtij vendi e kërkon dhe ju nuk e ndalni dot”.

Më tej Kryeministri tha se, vendet anëtare të BE janë gati të bëjnë një raport të ri sapo Shqipëria të fusë në zbatim Vettingun. Sipas Ramës ky ligj është i vetmi kusht për vijimin e integrimit të vendit.

Siç tregon ecuria në rrugën e negociatave të çelura edhe në Mal të Zi e Serbi, këto 5 prioritete janë shoqëruese deri në momentin e anëtarësimit. Nuk janë kushte, por prioritete që vendi duhet të përmbushë. Kusht është Vettingu.

Të tjerat janë dokrrat e dëshpërimit tuaj të pangushëllueshëm, jeni lëshuar nga zinxhirët e logjikës, për të hedhur çdo ditë, baltë, shpifje, akuza me shpresën se shqiptarët do ju besojnë ju.

Vendet anëtare kërkojnë që Komisioni Europian të bëjë një raport të ri sapo Shqipëria të jetë gati me përmbushjen e këtij kushti.

Këshilli do të vlerësojë dhënien e datës për çeljen e negociatave sapo komisioni të relatojë fillimin e zbatimit të Vettingut dhe vijimin e përmbushjes së 5 prioriteteve. Anëtarësimi është peng i PD që bllokon Vettingut.

Po i ikni ballafaqimit me të vërtetën. Është i domosdoshëm pastrimi i pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar
”, thas Rama sot në Kuvend.

Por Berisha akuzoi sërish kryeministrin dhe Dakon për lirimin e Lul Berishës.
 
"Po Lul Berishën ku do e fshehësh, e liron duke urdhëruar Dakon për letër garancie. Ku do e fshehësh 'Hakmarrjen për Drejtësi', apo Armando Prengën" u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)