​Rama mbledh ministrat
socialistë në Gjirokastë

​Rama mbledh ministrat<br />socialistë në Gjirokastë
Kryeministri Rama ka mbledhur anëtarët socialistë të kabinetit qeveritar në një takim të mbajtur në Hotel Çajupi në Gjirokastër.
 
Mbledhja është mbajtur në sallën e konferencave në katin e dytë të hotelit dhe ka zgjatur 120 minuta.
 
Ngelet ende mister temat që janë diskutuar në këtë mbledhje pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga ministrat e pranishëm në të, pasi kanë dalë jashtë.
 
Në këtë mbledhje, kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, e Arsimit, Lindita Nikolla, i Financave Arben Ahmetaj, Ekonomise, Milva Ekonomi,  e Inovacionit, Milena Harito, i Jashtëm, Ditmir Bushatri, i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ndërkohë që Ermonela Felaj dhe Blendi Çuçi, janë thirrur për një takim informal.
 
Ndërkaq, nuk janë parë dhe nuk dihet përse Rama nuk ka thirrur në mbledhje, katër ministrat e LSI.
 
Pas mbledhjes, tre prej ministrave të kabinetit qeveritar Tahiri, Çuçi dhe Kodheli kanë dalë jashtë ambienteve të hotelit, ndërkohë që kryeministri Rama, ka gjetur rastin të konsumojë një kafe pune në ballkonin e hotelit, me deputetin socialist Taulant Balla.
 
Pas kësaj, Rama ka shkuar të darkojë me krerët e partive të Qarkut të Gjirokastrës, si dhe me krerët e bashkive të këtij qarku dhe ministra të kabinetit qeveritar. Pas kësaj, Rama është larguar në mesnatë në drejtim të kryeqytetit.

dylli

dylli

dylli

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së