​Rama-Metës:A mund Presidenti
të shajë kryeministrin, turp

​Rama-Metës:A mund Presidenti<br />të shajë kryeministrin, turp
TIRANË-Kryeministri Edi Rama është shprehur i habitur dhe i shokuar mbi deklaratën e Ilir Metës për një televizon grek.

Me nje citim ne Twitter, Rama tha se eshte shokuese dhe e turoshme qe Presidenti (Meta) te cilesoje si ekstremist kryeministrin e vendit (Rama) ku sherben.

“Shokuese intervista e I.M per tv grek! Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj?TURP!”, shkruan Rama.

Meta sulmon Ramën në Greqi
"Për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë”.

Kështu është shprehur Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta në një intervistë për televizionin grek “STAR”.

Meta shprehet se ka qenë e pamundur, që Rama të tregonte vetëpërmbajtje në sjelljen e tij si kryeministër.

“Ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit.
Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë” deklaroi ai.

Ralf Gjoni: Turpin mbaje vetë se Meta nuk shan, por ti gënjen
Sekretari Nderkombetar i LSI, Ralf Gjoni ka reaguar ndaj deklaratës së Ramës mbi intervistën e Ilir Metës në një televizion grek.
Gjoni thekson se, kryeministri duhet të ketë turp që sipas tij, shpik probleme inekzistente e populiste me fqinjet per te devijuar vëmendjen.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar