​Rama: Në Këlcyrë, shatërvani
tamam fytyra e PD, si legen blu

​Rama: Në Këlcyrë, shatërvani<br />tamam fytyra e PD, si legen blu
Kryeministri Edi Rama rrëzon tezen që demokratët nuk investojnë në Bashkitë e e fituara nga e djathta. Por sipas Ramës, pavarësisht financimeve që ofron qeveria, paratë shkojnë në projekte që ai i cilësoi, të shëmtuara.

Në një takim të sotëm me banorë të Sukës në Këlcyrë të Përmetit, Rama është ndalur në investimet në zonë, duke u shprehur se pavarësisht se në Përmet, kryetari i Bashkisë është i PD, qeveria ka financuar disa herë më shumë sesa ka financuar PD kur ishte në qeveri.

Ju e dini sa vështirë ka qenë në këto vite për mungesën e shtetit, braktisjes e fshatit që është konsideruar bastion i së majtës, ne pavarësisht se në Përmet, kryetari është i PD ne kemi financuar disa herë më shumë sesa çka financuar PD kur ishte në qeveri sepse për ne s’ka rëndësi kush e drejton bashkinë si person e përfaqësues politik, por ka rëndësi që çdo projekt që është për komunitetin ne e mbështesim. Do mbështesim dhe Bashkinë e Këlcyrës për projektin e parë me një vizion dhe qasje evropiane kur e vetmja gjë që bëri PD është ndërtimi shatërvanit që është tamam fytyra e PD, një legen blu me pllaka banjoje në mes të qytetit pa ujë, me një si skulpturë të lënë nga dhia që ka kaluar atje, një çmenduri që tregon vizionin e konceptim e PD për zhvillimin e komunitit.
Jam i befasuar nga ai shatërvan, është vepër monumentale e budallallëkut politike njerëzor që zor se e gjen në botë
”.

“SALIUT I MBYLLET GOJA ME PULT”
Një banor i Sukës iu ankua mbi ish-kryeministrin Sali Berisha. Teksa kryeministri shprehej se Berisha në shumë vite qeverisje la vendin në harresë, banori i shprehu një kërkesë Ramës, që u përcoll me batuta e humor nga ky i fundit.

Fermeri: Kam problem, ujitjen.

Rama: Sa fëmijë ke?

Fermeri: Kam 6

Rama: I ke bëre me radhë?

Fermeri: Po, ju keni të drejtë por unë si ti bëj për tre vite gjërat që nuk u bënë për 25 vite, u bënë mbrapsht. Nuk do durosh aq sa ke duruar

Fermeri: Do durojmë edhe 25 vite?

Rama: Jo jo, në sa vjet i ke bërë 6 shtëpi?

Fermeri: Jo jo, s’bëhen në 3 vjet.

Rama: Keni bërë me planifikim në 18 vite, e paske sensin e progresit të saktë. Ky kanali këtu është fëmija i tretë jo i gjashtë. Në fund të vitit të ardhshëm duam ta mbyllim të tërën.

Fermeri: I kemi mbjellë foragjere

Rama: Tjetër?

Fermeri: Aksi Këlcyrë-Berat të jetë në vëmendjen tuaj.

Rama: S’do flasë ndonjë grua, se ky është vend i emancipuar, gratë e bëjnë ligjin kudo por këtu vendosin gratë.

Fermeri tjetër: Kur e përmend ti Sali Berishën, mua më dridhet shpirti pasi kam ngrënë dru.

Rama: Mua s'më dridhet asnjë gjë, të siguroj jam i qetë. Saliu duhet përmendur që të mos na marrin mësysh. E ke kollaj tani, me një sustë e ke, e do mirë, nuk e do? E heq me pult.

Fermeri: Si t’ia mbyllim gojën?

Rama: Me pult, vetëm kështu i mbyllet goja atij.

Një tjetër banor: Jetoj në Tiranë, por dua të kthehem këtu. Por këtu s’ka rrugë, s’kemi ambulancë.

Rama: E di unë që duhen rrugë për t’u bërë por magjistar unë nuk jam e shkop magjik nuk kam, nëse s’do kishim bërë gjë do thoshit pse s’janë bërë. Cdo gjë do bëhet me radhë. Si ti bëjmë? Mos harroni, reformat që janë bërë e gjithë këto halle, shumica nuk kanë qenë fajtor që skano paguar edhe dritat se jua ka shkelur Saliu, por reformat kanë ecur se kemi pasur mbështetje. Do rrisim rrogat e pensionet.
 
[gallery]19269[/gallery]

(Rama sot ne takim me banoret e Suka, Kelcyre)

BATUTAT PER HASHASHIN

Në takim, Rama ka dëgjuar problemet e banorëve të zonës, që ishin të lidhura kryesisht me tokën. Kryeministri nuk ka kursyer batutat me fermerët. Nisur nga superaksioni kundër kanabisit që është shtrirë në gjithë vendin, Rama e përmendi hashashin në këtë takim.

Fermeri Kadri Goxho: Në 25 vite ky është takimi i parë që bëhet dhe e konsiderojmë takim gju në gju me popullin, sie quajti ai i ndjeri qëmoti. Për këtë hallall ju qoftë pasi fjalët që ne themi, i themi siç dimë, por edhe ngatërrohemi e rregullon ti atë punë, po të them ti e jo ju sepse barra më e madhe e popullit është mbi ty mbi qeverinë, peshën kryesor e ke ti.
Ne kur u nda toka, me 7501, këshillat popullore morën udhëzim dhe na thanë “do ndahet toka me 7501”, një plak tha, o djem meqë do e ndani ndajeni por kush ka ndonjë tokë babai le ta marrë, jo thanë ata se do e ndajmë. Iu morën aktet e pronësisë.
Në katër vitet e para të kapitalizmit lindën disa idera por kadastra nuk erdhi të thotë se sa tokë ka secili dhe artificialisht morën tokat e babait por ka edhe nga ata që nuk kanë fare tokë, para 4 vjetësh u bë azhornimi i tokës por tek ne nuk u bë një gjë e tillë. Ne nuk kemi tapi as për shtëpitë sepse nuk u bë azhornimi. Ka mosvullnet të qeverisë, jemi ankuar sa dosjet e Podgoranit janë kthyer pilaf në gjykatën e Përmetit ndërkohë që duhet një thes me lekë e dollar për t'i fituar.
Ka konflikte, mërira, zënie, ne e kemi ngritur zërin, por na gënjejnë. Një fjalë e jotja sot zgjidh një problem shumë të madh për fshatin tonë që të kopsiten dokumentat.
Problemi i dytë, për vaditjen në tokë, por duam titujt e pronësisë.
Problemi i tretë, Kemi një urë të bërë para 6-7 vjetësh dhe ajo na u rrezikua, duam që të riparohet me një shpenzim minimal dhe nëse nuk ndërhyhet tani ti do e shikosh në Facebook ku do ta hedhim dhe kur ta shohësh do thuash; Uau.

Rama: Si jeni me hashashin në fshat

Fermeri: Më kape mat me një lëvizje, unë nuk kam mundësi të kërkoj hashash. Pyet më mirë moshën e re, unë të shoh e dëgjoj

Rama: Në TV i shoh, por ti a ke parë gjë

Qytetari: Jo, unë skam parë, me duar përpjetë

Rama: Jo, mu duke në formë se thonë se ajo të mban në formë.

(d.b/F.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën