​Rama për Ksamilin: Destinacioni
më i preferuar për turistët

​Rama për Ksamilin: Destinacioni<br />më i preferuar për turistët
Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, u ka uruar mëngjesin të gjithë shqiptarëve me një foto të qytezës bregdetare të Ksamilit.

Rama shkruan se Ksamili është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe ë huaj, ndërkohë që jep edhe lajmin që turizmi vijon të jetë një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike.

Sipas kreut të qeverisë, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti rritja ekonomike është shtuar me 3,94%, ndërkohë që investimet e huaja për të njëjtën periudhë sipas kryeministrit janë rritur me 8%.

Statusi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike nga plazhi i Ksamilit, një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve vendas e të huaj, bashkë me lajmin inkurajues se turizmi vijon të jetë një prej faktorëve më të rëndësishëm të rritjes ekonomike që tre-mujorin e parë të këtij viti u shtua me +3.94%, ndërkohë që investimet e huaja për të njëjtën periudhë u rritën me +8%.
statusi i rames per ksamilin
(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre