​Rama si Reagan: Qeveria nuk
është zgjidhja, por problemi

​Rama si Reagan: Qeveria nuk<br />është zgjidhja, por problemi
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Policia e Gjeneratës së Re” është ndalur në disa shprehi. Kreu i qeverisë shqiptare tha se i beson fjalës së republikanit, President i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan, në vitet 1981 -1989.

Nuk ka qeveri të përsosur dhe çdo ditë e më shumë i besoj fjalës së Ronald Reagan që qeveria nuk është zgjidhja, por problemi. Një problem që shoqëria duhet të mësojë të bashkëjetojë se nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Rama.

Duke bërë një analizë të Policisë së shtetit, kreu i qeverise, tha se, forca më kritike e Policisë së Shtetit nuk është opozita, por vetë qeveria. Se opozita nuk është alternativa, por një forcë energjie negative, dhe lufta me ata policë që shpërdorojnë detyrën nuk ka përfunduar.

"Nëse ka një forcë kritike sot për çka duhet të bëjë më mirë Policia e Shtetit, për fat të keq nuk është opozita por jemi ne vetë. Nëse do të bënim një debat normal për të shfaqur aftësinë vetëkritike do ta fitonim ne dhe jo opozita në vendosjen e gishtit mbi dobësitë të metat dhe problemet e policisë së shtetit.

E them këtë sepse duhet të nënvizoj se ambicia jonë është shumë më e madhe dhe e fortë sesa ç’ka kemi mundur të bëjmë.  Sot opozita nuk është një fuqi alternative që na shtyn për të bërë dhe më shumë, por është një forcë energjie negative
".

E duke u ndalur tek shprehitë, Rama citoi një tjetër për Policinë e Shtetit.

Në asnjë mënyrë jo dhe kjo ma risjell në gojë atë shprehjen “Armiku më i madhe i policisë nuk është krimi, por vetmia’. kjo vetmi që krijon mungesa e mbështetjes nga shtypja apo mungesa e vëmëndjes për të dëgjuar."

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas garderobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas garderobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro