​Rama tall kryetarët e partive të
vogla me një fotomontazh

​Rama tall kryetarët e partive të<br />vogla me një fotomontazh
Pas deklaratës ku u kërkonte qytetarëve që të mos hedhin dëm votën me partitë e vogla, kryetari i PS, njëherazi dhe kryeministër i vendit, Edi Rama sjell fotomontazhin e radhës.

Eduard Ndocaj, Ben Blushi të kapur për qafe nga Shpëtim Idrizi dhe nën këmbët e tyre Petrit Vasili e Gjergj Bojaxhiu, është fotografia e publikuar nga Rama në rrjetin social Facebook.

“Na e bo një foto para se të bëhemi kryeministër”, shkruhet mbi foto, ndërsa spikat Vasili i LSI me një kanaçe birra në dorë.

Një ditë më parë, kryeministri tha se do të dilte nga politika nëse PS nuk del forcë e parë politike në shkallë vendi.

Por të njëjtin synim ka dhe LSI që aspiron të jetë forca e parë në vend duke lënë pas PS e PD. Madje Ilir Meta në një deklaratë më parë theksoi se do të jenë partitë e tjera që do marrin në telefon Vasilin për t’i kërkuar që LSI të bëjë koalicion me ta.

Gjithsesi mbetet për t’u parë pas 25 Qershorit se cila do të jetë forca e parë në vend.
rama fotomontazh

rama fotomontazh

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja