​Reagimet e Liderëve Botërorë
për fitoren e Donald Trump

​Reagimet e Liderëve Botërorë<br />për fitoren e Donald Trump
Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA.

Në orët e para të mëngjesit kanë, menjeherë pas shpalljes kanë reaguar edhe disa prej liderëve të botës: Presidenti i parlamentit Europian Martin Schulz u shpreh se shpreson Trump do të respektojë të drejtat dhe rregullat themelore.

“Ky është një moment i vështirë në marrëdhëniet SHBA BE, por Trump meriton respekt dhe uroj që t’i përmbahet kushtetutës amerikane” shtoi Schulz.

Sigurisht urimi do të vinte edhe nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili i dërgoi tashmë homologut të tij Trump një telegram urimi.

Mesazhe urimi dërgoi edhe kryeministri spanjoll Mariono Rajoy i cili beson në forcimin e marrëdhënieve me Uashingtonin. Mes lidervë përmendin edhe presidentin kontrovers të Filipineve Duterte.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu ka uruar Trump për fitoren, ku është shprehur se Gjermania dhe SHBA janë të lidhur nga vlerat e përbashkëta. 

“Gjermania dhe SHBA janë të lidhura nga vlerat e përbashkëta, dhe vendi ynë i uron Donlad Trump një bashkëpunim të ngushtë” kështu u shpreh kancelarja Merkel ndërsa uroi Trump për fitoren.

Presidenti turk Rexhep Tayiip Erdogan deklaroi se shpreson që fitorja e republikanit Donald Trump do të sjellë hapave pozitivë për Lindjen e Afërt dhe të drejtat dhe liritë themelore në botë.

“Shpresoj se kjo zgjedhje e popullit amerikan do të sjellë hapa pozitivë, të cilët do të jenë në dobi të botës lidhur me liritë themelore dhe të drejtat, demokracinë dhe zhvillimin e rajonit tonë”, theksoi Erdogan.

Por edhe Qeveria britanike ka lëshuar një deklaratë nga kryeministrja britanike, Theresa May, e cila ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

“Unë do të doja ta përgëzoj Donald Trump që u zgjodh President i SHBA-ve, pas një fushate të ashpër. Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të veçantë bazuar në vlerat e lirisë, demokracisë dhe ndërmarrjes. Ne jemi dhe do të mbetemi, partner të fortë dhe të ngushtë të tregtisë, sigurisë dhe mbrojtjes. Unë pres që të punojmë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump, duke u mbështetur në këto lidhje për të garantuar sigurinë dhe prosperitetin e vendeve tona në vitet e ardhshme”, citojnë mediat urimin e May.

Edhe presidenti aktual, Barack Obama i ka uruar fitoren Donald Trump duke e ftuar këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar lidhur me kalimin e pushtetit.

Po ashtu kreu i Shtëpisë së Bardhë i telefonoi edhe demokrates Hillary Clinton dhe e uroi për fushatën e saj.

Ndërkohë këtë të mërkurë Obama pritet të japë një deklaratë për mediat ku do të flasë lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe hapat që vendi do të marr pas një sezoni të ashpër electoral.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve