​Reagon deputetja e PD: Nuk kam
firmosur për dorëheqjen e Bashës

​Reagon deputetja e PD: Nuk kam<br />firmosur për dorëheqjen e Bashës
Në zgjedhjet e 25 qershorit Partia Demokratike humbi me rezultat të thellë dhe kjo ka bërë që një grup brenda kësaj partie të kërkojnë dorëheqjen e kreut Lulzim Basha.

Grupi i cili kërkon dorëheqjen e Bashës ka bërë një listë shumëemërore me anëtarë të Kryesisë së PD, por më pas edhe të gjithë të përjashtuarit kërkojnë ‘kokën’ e Lulzim Bashës.

Eleina Qirici, një nga emrat brenda kësa j liste ka reaguar duke thënë se emri i saj është vendosur pa u pyetur dhe se e ka marrë vesh nga mediat që ishte pjesë e asaj liste.

“Që një kryetari partie politike, pas një humbjeje në një garë elektorale për zgjedhje parlamentare, t'i kërkohet tërheqja nga posti i kryetarit, është jo vetëm vendim i përgjegjshëm nga ana e palëve, por akt që diktohet nga vullneti i votës. Por renditja e emrit tim në listën shumëemërore që pason deklaratën, si dhe vetë teksti i deklaratës më është bërë i njohur nga media”, shprehet Qirici në Facebook.

Statusi i plotë i Eleina Qiricit në Facebook
Që një kryetari partie politike, pas një humbjeje në një garë elektorale për zgjedhje parlamentare, t'i kërkohet tërheqja nga posti i kryetarit, është jo vetëm vendim i përgjegjshëm nga ana e palëve, por akt që diktohet nga vullneti i votës.
Përshëndes kërkesën e një grupi drejtuesish/demokratësh që i drejtohen kreut të PDSH për dorëheqje dhe analizë të thellë post-zgjedhore, por do të doja të bëj të ditur që emrat e listuar, para se personat të renditen, duhet të pyeten dhe të shprehin vullnetin e tyre për të qënë pjesë e kërkesës, jo thjesht dhe vetëm në respekt të vullnetit të individit, por edhe për të formalizuar një vendimmarrje kolegjiale shprehur mes një deklarate hartuar në unanimitet (për të cilën nuk kam patur dijeni).
Renditja e emrit tim në listën shumëemërore që pason deklaratën, si dhe vetë teksti i deklaratës më është bërë i njohur nga media.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......