Pas ndeshjes Real Madrid-Barcelona që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të "katalanasve", vijnë edhe vlerësimet nga specialistët për lojtarët që dhuruan një superndeshje.

Vlerësimin maksimal e ka marrë pa diskutim ylli i mbrëmjes Lionel Messi me 9.6, i cili më golin e e dytë personal i dha fitoren Barcelonës  por arriti dhe kuotën e 500 golave të shënuar në Kampionatin Spanjoll në gjithë karrierën e tij.

Pas Lionel Messit, vjen portieri Ter Stegen, me 8.7, pasi pritjet e tij qenë vendimtare në fatin e lojës.

Nga skuadra pritëse notën më të lartë e ka marrë Casemiro me 7.6 dhe pas tij vjen Marcelo me 7.5, por një rezultat i dobët ka ardhur për CR7 i cili është vlerësuar me notwn 6.6.

Notën më të ulët të ndeshjes e ka marrë Sergio Ramos pas kartonit të kuq që e la Realin me 10 lojtarë, ai është vlerësuar me 5.2.

r1

r2

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com