​Real Madrid duhet të thyej gjashtë
mallkime që të fitojë Champions-in

​Real Madrid duhet të thyej gjashtë<br />mallkime që të fitojë Champions-in
Dhe pesë ditë na ndajnë nga finalja e madhe Champions League e cila do luhet mes Juventusit dhe Real Madridit në Cardiff.

Gazeta Spanjolle “Marca” ka renditur gjashtë mallkime ose bestytni se përse Reali nuk mund ta fitojë ndeshjen finale të Uefa Champions League.
 
Së pari, që kur Liga e Kampionëve i zuri vendin Kupës së Kampionëve duke ndryshuar edhe formatin, asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë këtë trofe dy herë radhazi. I pari që e tentoi ishte Milani, që pasi mposhti Barcelonën 4-0 në finalen e 1994, u dorëzua 1-0 përballë Ajaxit një vit më vonë. Vetë Ajaxi e dorëzoi trofeun më pas tek Juventusi dhe këta të fundit tek Dortmundi. Në 2008, Manchester United mposhti Chelsean me penallti, por humbi në finalen pasardhëse 2-0 ndaj Barcelonës.
 
Së dyti, që kur është themeluar botërori i klubeve, 17 vite më parë, asnjë skuadër nuk ka arritur që në të njëjtin sezon që fiton këtë trofe, të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.
 
Së treti, frika nga ish-ët. Në 2015, dy gola të Moratas dërguan në finale Juventusin dhe e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në vitin sezonin 2003-2004, por me protagonist Morientes, që me Monacon eliminoi ish-skuadrën e tij, “Los Blancos”.  Në Madrid i tremben përsëritjes së të njëjtit skenar, por këtë herë nga Higuain dhe Khedira, që të dy ish-madrilenë.
 
Së katërti, një tjetër rastësi…në pesë titujt Champions që ka Reali (shto edhe gjashtë të Kupës së Kampionëve, 11 në total), asnjë nuk është fituar në një vit tek siç është 2017. E shtata është fituar në vitin 1998 ndaj Juventusit, e teta në 2000 kundër Valencias, e nënta në vitin 2002 ndaj Bajer Leverkusen, e 10 dhe e 11-ta kundër Atletikos së Madridit përkatësisht në 2014 dhe 2016.
 
Së pesti, rregulli i shtatës. Që kur është krijuar formati i ri, çdo shtatë vjet kupa me dy veshë fitohet nga një skuadër italiane, duke nisur nga 1996 e fituar pikërisht nga Juventusi. Në 2003 ishte radha e Milanit, në 2010 ajo e Interit.
 
Së gjashti, frikë nga ngjyra vjollcë. Me këtë ngjyrë do të jetë “i detyruar” të luajë Reali “mik” në finalen e Cardifit. Kjo është fanela e dytë e skuadrës së Zidane, që nuk i ka sjellë fort fat. Pikërisht me këtë fanelë skuadra “merengues” është mposhtur në Valencia dhe Sevilja dhe në total numri i ndeshjeve të humbura këtë sezon me këtë ngjyrë është 40 %.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës