​Real Madrid, kampioni Spanjës
“Los Blancos” 33 herë kampionë

​Real Madrid, kampioni Spanjës<br />“Los Blancos” 33 herë kampionë
Real Madridi është shpallur kampion i La Liga për sezonin 2016/2017, pasi mposhti 2:0 Malagan në ndeshjen e fundit të sezonit.

Ronaldo në minutën e dytë dhe Benzema në minutën e 55, ishin ata që vendosën fatin e lojës dhe i dhuruan trofeun ekipit te Zidane.

Ky është titulli i 33 në histori të Real Madridit, që e fitojnë për herë të parë pas pesë vjetësh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Skuadra e teknikut Zidane e mbylli sezonin me 93 pikë, ku në 38 ndeshje ka arritur të shënojë 106 gola, dhe ka pësuar 41.

Gjatë këtij sezoni, Reali regjistroi 29 fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.

Pas ndeshjes trajneri I madrilenëve, Zidanë ka thënë, “Jam shumë i lumtur dhe është koha të shijojmë këtë triumf. Nuk jemi duke menduar për Cardifin, ajo çfarë duam është të shkojmë në “Cibeles” dhe të festojmë me tifozët”.



Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi