​Rri si në shtëpinë tënde. Këshilltarja
e Trump nën kritika për uljen në kolltuk

​Rri si në shtëpinë tënde. Këshilltarja<br />e Trump nën kritika për uljen në kolltuk
Kellyanne Conway u kap në fotografi teksa u ul keq në Zyrën Ovale të Presidentit Donald Trump.

Ishte momenti kur po bëhej një fotografi e liderëve të disa kolegjeve dhe shkollave në mbarë vendin me numrin 1 të SHBA-ve, por ajo që ra në sy, ishte vetëm këshilltarja. Mënyra sesi ajo përdori kolltukun në zyrë u bë hit në internet dhe të gjithë flasin për këtë.

Me këpucë të veshura ajo ka përthyer gjunjët dhe është ulur e gjitha mbi kolltuk, ndërsa një gjest i tillë i shpenguar zor se bëhet në zyra, por lejohet në ambiente intime si shtëpia.

Conway është parë teksa shkruan një mesazh, dhe më pas teksa bën një foto për të pranishmit.

Shumë e kanë kritikuar duke e cilësuar si joetike, por të tjerë kanë kujtuar kohët kur ish-Presidenti Obama mbështeste e zgjaste këmbët sipër tavolinës teksa fliste me këshilltarët e tij.

“Fundja Kellyanne Conway nuk po bën as më shumë e as më pak se ish-Presidenti” thanë shumë persona në rrjete sociale. 

[gallery]21254[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike