Ministri Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, i ka kërkuar drejtuesve të kompanisë ta realizojnë sa më shpejt të jetë e mundur duke vendosur si “kusht përfundimi brenda verës së vitit të ardhshëm.
Përfundimi i kësaj rruge sipas kontratës parashikohet të realizohet deri në fund të këtij viti, por kjo shtyrje tha Haxhinasto vjen për shkak të problemeve me rrëshqitjen e dheut në zonën e Ibës.
“Do të përpiqemi që ta bëjmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të kemi parasysh që rrëshqitjet e mëdha që kanë ndodhur, veçanërisht ajo e Ibës, kërkon domosdoshmërish edhe kohën e vet për t’u zgjidhur. Sigurisht që të thuash që më 31 Dhjetor, do të përfundojë vepra sipas kontratës nuk do të ishte një konkluzion realist. Atë kam diskutuar edhe me përfaqësuesin e kompanisë që kalendari i ri i punimeve që vjen si rezultati i miratimit të projektit për rrëshqitjet e Ibës por edhe për difektet e tjera të respektohet dhe sipas gjithë gjasave në verën e vitit të ardhshme kjo rrugë do të përfundojë”, u shpreh ministri.
Ministri i Transportit i pyetur mbi ecurinë e negociatave me konçesionarin e Aeroportit të Rinasit, Haxhinasto u shpreh se, nëse kompania nuk pranon ofertën e qeverisë, atëherë do të shikohet mundësia e një tjetër rrugëzgjidhje.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com