​Rudina Hajdari: E nderuar që
flas para jush si bija e Azemit

​Rudina Hajdari: E nderuar që<br />flas para jush si bija e Azemit
Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, 19-vjet pas vrasjes së babait të saj, ka folur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.
 
Ajo e ka quajtur nder dhe privilegj praninë e saj në Kuvend, duke theksuar se mosrespektimi i këtij institucioni është mosrespektim ndaj atyre që nuk janë sot.
 
Ajo u ndal edhe te qeveria e re, duke thënë se është fatale për Shqipërinë që të shkrihet Ministria e Integrimit.
 
Shkrirja e Ministrisë të Integrimit për mua është gabim fatal. Do t’i shërbente anëtarësimit në BE. Ju e dini se negociatat e Kroacisë për të qenë në BE zgjatën nëntë vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është vërtetë privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi është mosrespekt ndaj atyre që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme dhe afatgjate. Jam e nderuar që flas sot përpara jush si bija e Azem Hajdarit”, tha ajo.

Më herët, Rudina Hajdari mori pjesë dhe në përkujtimoren e Azem Hajdarit, përpara monumentit në kujtim të tij përpara ish-selisë së PD.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri