Një pamje mahnitëse është filmuar këtë të premte në zonën e Ksamilit, Sarandë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, disa delfinë kanë dhuruar spektakël mes kaltërsisë së Jonit dhe ditëve të ngrohta me diell.

Kjo nuk është hera e parë që delfinët filmohen në brigjet e Jonit.

Edhe më herët veçanërisht në Gjirin e Vlorës, delfinët janë parë duke shoqëruar skafet që shëtisin turistët për të eksploruar brigjet e Riverës shqiptare.