Gruaja më e pushtetshme në botë ka një doktoraturë në fizikën kuantike.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është lidere e padiskutueshme e partisë së saj (CDU).
Ajo është në mandatin e tretë si kancelare ku sot festoi dhe ditëlindjen.

(Angela Merkel 3 vjeçe, 1957)
Angela Kasner ka lindur në Hamburg, në Gjermaninë Perëndimore më 17 korrik 1954.
Por, si u bë ajo femra më e pushtetshme në botë?
Angela Dorothea Kasner u lind nga Herlind Kasner, një mësuese anglishteje dhe latinishteje dhe Horst Kasner, teolog dhe ministër luterian.
Pak javë pas lindjes së saj, familja e Merkel u zhvendos në Templin, në Gjermaninë Lindore, një orë larg Berlinit.
Në fëmijërinë e saj, Merkel u formua nga Stasi, policia sekrete.
Stasi i bënte njerëzit me paranojë. Merkel mësoi që e vogël të mbante letrat e saj afër gjoksit.
Ajo shkëlqeu në letërsi, sidomos matematikë, shkencë dhe gjuhësi.

(Merkel studente)
Në rini, prindërit e shtynë që t’i bashkohej organizatës rinore komuniste për të zhvilluar aftësitë e saj për një karrierë në politikë.
Pasi u bë ndihmëse në lëndën e fizikës në një shkollë të mesme, ajo vendosi që të aplikonte për një diplomë në Universitetin e Leipzing-ut për fizikë, për të provuar mjeshtërinë e saj në këtë lëndë.

(Me shokët e klasës në universitet)
Mjaft popullore mes studentëve, ajo ra në sytë e studentit Ulrich Merkel, të cilin e takoi gjatë një udhëtimi në Rusi.
Ajo u martua me atë në vitin 1977 dhe u diplomua një vit më pas në fizikë dhe kiminë fizike.
Merkel vazhdoi karrierën akademike dhe shkoi për të studiuar në elitën e Akademisë së Shkencës në Berlin, ku mori doktoraturën në kiminë kuantike në vitin 1986.
Pas marrjes së doktoraturës, Merkel punoi si kimiste në Akademinë e Shkencave, ku ishte një prej pak femrave kërkuese.
Ajo ishte e bindur se karriera në shkencë do ta mbronte nga shtrëngimet e regjimit në Gjermaninë Lindore.

(Merkel dhe Joachim Sauer)
Merkel dhe bashkëshorti i saj u divorcuan në vitin 1982. Më vonë ajo u martua me Joachim Sauer, një profesor kimie.
Më 9 nëntor 1989, kur ra Muri i Berlinit, Merkel shkoi në sauna dhe doli për birrë, gjë të cilën më pas e bëri çdo ditë të enjte në mbrëmje.

Vendimi i saj për këtë sjellje rutinore ishte një shembull e të kundërtës së asaj që shumica e njerëzve në Berlin bënë si reagim atë natë.
Në vitin 1989, Merkel bëri një hap përpara në politikë dhe iu bashkua aktivistëve të qendrës së djathtë, Partisë Demokratike e Hapur.

Puna e saj e parë ishte hapja e kutive për kompjuterët e rinj dhe t’i vendoste në zyra.
Një vit më vonë, ajo u bë zëdhënëse e partisë dhe ajo e quajti partinë Aleanca për Gjermaninë.

Si një femër me doktoraturë në kiminë kuantike, Merkel ra në sy në fushën politike.
Edhe pse në detyrën e re si zëdhënëse, ajo vazhdoi t’i mbante flokët të prerë shkurt, fund të gjatë dhe sandale. Gjë për të cilën u kritikua.
Kjo gjë ishte aq shqetësuese për koleget e saj sa ato u ofruan që të paguanin për t’i blerë rroba të reja.
Merkel rriti hapin kur iu bashkua partisë më të madhe në Gjermaninë Perëndimore, Unionit Kristian Demokrat (CDU).

(Merkel si ministre e Ambientit)
Ajo u zgjodh për disa pozicione të ndryshme nga Helumt Kohl, që ishte mentori i saj dhe lideri i partisë.
Merkel u emërua ministre për Femrat dhe disa vite më pas si ministrie e Ambientit, ajo hapi disa tema kontravesale si siguria nukleare.

(Merkel me Helumt Kohl)
Kohl e thërriste atë "Maedchen" (vajza e vogël) deri sa ajo publikisht i kërkoi atij dorëheqjen në vitin 1999 pasi u zbulua se u jepte miqve të tij fondet e partisë

(Merkel në konventën e CDU-së në Essen më 10 prill 2000, pas zgjedhjes si lidere e partisë)
Katër vite më pas, ajo u zgjodh lidere e CDUsë duke u bërë femra e parë që merr drejtimin e një partie kryesore në Gjermani.
Ajo nisi kështu fushatën kundër kancelarit, Gerhard Schroder, që ishte lider i Social Demokratëve.
Gjatë debatit televiziv, Schroder u shpreh se edhe vetë Merkel e dinte se ajo ishte “humbëse e sigurt”.
Reagimi i Merkelit ishte i vetëpërmbajtur, strategji që ajo vazhdon ta përdorë për të çarmatosur kundërshtarët.
Votuesit nisën ta shihnin atë si një zonjë të sjellshme dhe kandidate klasi.
Pak më vonë ajo u bë kancelare.

Merkel u bë figura qendrore e menaxhimit të krizës së eurozonës pasi disa vende evropian zbuluan se kishin borxh të pamenaxhueshëm.
Merkel analizoi të gjitha opsionet e mundshme para se të binte dakord për të dhënë ndihmë financiare.
Ajo u kritikua se veproi shumë ngadalë dhe se mori vendime pa u përkulur.

Gjatë vizitës së parë të kancelares gjermane në Kremlin, presidenti i Rusisë Vladimir Putin solli në zyrë qenin e tij të zi pasi mësoi se Merkel ishte sulmuar nga qeni në mesin e viteve 1990.
Në vizitën tjetër, ajo pyeti për qenin e zi që quajtur Kony që ta sillnin në dhomë. Më pas Putin lejoi që qeni të sillej rrotull ndërsa Merkel qëndronte në siklet, gjë që presidenti rus e përshkoi si sjellje prej “frikacakeje”.
Por, Merkel e cilësoi këtë sjellje të Putini si shenjë dobësie të tij.

Merkel është kancelaria e parë në Gjermani që çmoi dhe mbështeti sportin e vendit të saj.
Ekipi i futbollit e deklaroi atë si maskotin zyrtar dhe quajtën Motivim, një lojë fjalësh për emrin më të cilën thirret ajo “Mutti”, që do të thotë mami.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com