​Sezoni i ri në Seria A vjen ndryshe
Paralajmërimi i  Presidentit të FIGC

​Sezoni i ri në Seria A vjen ndryshe<br />Paralajmërimi i  Presidentit të FIGC
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavechio ka paralajmëruar se sezoni i ri futbollistik 2017-2018 do të vijë me risi të dukshme.

Nga sezoni i ardhshëm pritet të ndryshojnë oraret e ndeshjeve, duke marrë për bazë modelin e La Liga.

Pra tri ndeshje të shtunën në tre orare të ndryshme, në 15:00, në 18:00 dhe në 20:45, një ndeshje të dielën në 12:30, dhe një ndeshje të hënën në 20:45.

Të gjitha këto ndryshime bëhen për të përfituar sa më shumë nga shpërndarja e të drejtave televizive.

Ndryshimi tjetër lidhet me përdorimin e teknologjisë VAR, e njohur ndryshe si gjyqtari asistent për video, që do t’u mundësojë gjyqtarëve të ndryshojnë vendimet në çast me ndihmën e kamerave të posaçme.

Gjithashtu po mendohen ndryshime edhe në planin afatgjatë.

Si për shembull, futjen e playoff-it dhe playout-it për skuadrat që ngjiten dhe ato që zbresin në Serie A.

Është hedhur edhe ideja e uljes së numrit të skuadrave nga 20 në 18.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)