​Sfidat e qeverisë së re të Kosovës:
Sundimi i ligjit e zhvillimi ekonomik

​Sfidat e qeverisë së re të Kosovës:<br />Sundimi i ligjit e zhvillimi ekonomik
Prioritet mbi gjithçka tjetër për qeverinë e ardhshme të Kosovës, që do të dalë nga zgjedhjet parlamentaret të 8 Qershorit, duhet të jetë sundimi i ligjit dhe heqja e ndikimit të politikës nga sistemi i drejtësisë, vlerësojnë disa nga analistët politikë.

Ata thonë, po ashtu, se vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, do të jenë një sfidat serioze të qeverisë së ardhshme.

Analisti politik, Halil Matoshi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se për vite me radhë sistemi i drejtësisë në Kosovës, nuk ka funksionuar në mënyrë të duhur.

“Vendosja e sundimit të ligjit do të thotë shteti i së drejtës, dhe heqja definitive e ndikimit politik mbi sistemin e drejtësisë përkatësisht gjykata, prokurori. Sfida e dytë, sigurisht do të jenë bisedimet me Serbinë, do të thotë vazhdimi i dialogut, zbatimi i marrëveshjeve, përkatësisht konstituimi i asociacionit të komunave me shumicë jo shqiptare në veri. Dhe, natyrisht çështjet sociale, përkatësisht zhvillimi ekonomik”, thotë Matoshi.

Në Raportin e progresit për vitin 201 3, është vlerësuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë mbetet i dobët, për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme në drejtësi dhe rrezikimit të pavarësisë dhe paanshmërisë.

Njohësi tjetër i zhvillimeve politike, Shpend Kursani, konsideron se Kosova dhe qytetarët e saj janë duke u përballur me probleme e vështirësi të mëdha, andaj sipas tij, qeveria e ardhshme që do të formohet pas zgjedhjeve do të ketë shumë çështje, me të cilat do të duhet të merret shpejt.

Ai mendon se një nga sfidat me serioze për qeverinë e ardhshme, do të jenë raportet e Kosovës me Serbinë.

“Qeveria e ardhshme do ta ketë një sfidë shumë të madhe zbatimin e marrëveshjeve që qeveria e kaluar e ka arritur me Serbinë, sepse si marrëveshje me të vërtetë e ka cënuar sovranitetin dhe pavarësinë vendit”.

Si çështje të tjera që e presin qeverisjen e re, Kursani përmend sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

Sa i takon politikës së jashtme, Kursani vlerëson se qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në atë që politika e jashtme të shërbejnë si instrumente për forcimin e shtetit./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij