​Shehi thirrje Bashës: Mos drejto
si Berisha, nuk je ai, hape partine

​Shehi thirrje Bashës: Mos drejto<br />si Berisha, nuk je ai, hape partine
Aleati i PD , Dashamir Shehi i bën thirrje Lulëzim Bashës që të hapë partinë për të gjithë përfshirë këtu edhe kundërshtarët më të ashpër.

Duke folur në emisionin ‘45 minuta’ të gazetarit Denis Minga , kreu i LZHK-së u shpreh se Basha po drejton me stilin e Berishës por nuk mund të vazhdojë dot gjatë sepse ai nuk është Berisha dhe nuk e ka staturën e tij.

Shehi i bëri thirrje Bashës që të hapë partinë edhe për kundërshtarët më të ashpër të cilët nga ana e tyre duhet të kërkojnë mea culpa për dështimin e opozitës.

Shehi bëri njësoj përgjegjës si Bashën dhe Berishën për situatën aktuale të opozitës duke theksuar se në këto 4 vjet PD ka pasur dy bashkëkryetarë.


Mendoj kthimin në PD por s’ka liri’
Kreu i LZHK-se u shpreh se e ka menduar shpesh rikthimin në PD por ka qenë e pamundur nga mungesa e lirisë dhe hapësirës demokratike.

“Rama propozoi 87 njësi, PD tha JO”
Duke folur për ndarjen territoriale Shehi zbuloi dhe një prapaskenë të disa muajve më parë kur diskutohej kjo çështje .

Sipas Shehit, Rama kishte rënë dakord për 87 njësi vendore por PD kishte refuzuar duke e cilësuar si një gabim.

Shehi tha se rindarja territoriale në 87-90 njësi vendore do të ishte një variant optimal për vendin.

Intervista e plotë:
Ta nisim me takimin e mbrëmshëm, çfarë kishte në epiqendër takimi mbrëmë?


Tema ishte si do ta fillojmë sezonin opozitar, pasi opozita nuk do të jetë vetëm në parlament, por kudo, bëhet fjalë për një front.

Dje u fol, më shumë për kodin zgjedhor për administrimin. Kush do venë e para? U ra dakord, që të merremi me administrimin zgjedhor. Do votohet në mënyrë elektronike, do numërohen elektronisht? Baza ishte, s’kemi kohë dhe s’kemi para.

Prandaj po e fillojmë të parën me këtë se kohë kemi mjaftueshëm, parat duhet të gjenden se në këtë vend janë gjendur edhe për gjëra të tjera.

Pjesa tjetër sistemi si do jetë me listë të hapur do jetë maxhoritar, proporcional, proporcional rajonal siç është sot do të jetë me listë të hapur, kjo duhet diskutuar për të gjetur një sistem që është më i mirë që të garantojë përfaqësim popullorë e të largojë njerëzit që janë jashtë sferës politike nga parlamenti.

Pastaj të vijmë me pjesën e sistemit sepse mund të vendoset edhe pas një viti por duhet diskutuar në një kohë të qetë.

Pastaj secili prej nesh ka propozimet e veta, por nuk ka ardhur koha për të diskutuar. Duhet ti nënshtrohemi një diskutimi.

Kemi rënë dakord mes nesh dhe me palën tjetër pati një marrëveshje e cila u shty sepse nuk kishte kohë, ky ka qenë justifikimi.

Rama ka dhënë kusht votën e emigrantëve ata votimin elektronik po kjo është e gabuar mund ti japim mundësi të përfshihen të dyja, por ti japim kohën çdo diskutimi.

Unë jam dakord të votojnë janë një pjesë integrale e këtij vendi i cili nuk do ishte ky që është sot pa kontributin e tyre. Emigrantët nuk janë një trup i vetëm. Mënyra se si do votojnë ka shumë tematike për tu diskutuar.

Kategoritë do ti ndajmë do bëjmë një sistem që vota ,mos ketë mundësi t influencohet nga shtetet ku jetojnë.

Një nga rreziqet është tjetërsimi i votës tjetri që mund të trafikohet vota një tjetër që qeveria ka avantazh se ka ambasadat, të gjitha këto duhen diskutuara. Por ne biem dakord që vota  e tyre duhet vlerësuar.

Ka vend për diskutim që nesër qeveria e Romës apo Athinë të ndikojë në dhomën e emigrantëve.

Dua t’ju pyes pak një mendim i shkurtër. Është folur për një numër të reduktuar 100 deputetësh dhe një lidhje që Basha e thotë shpesh duke nënkuptuar sistemin maxhaoritarë, ulje e fuqisë së kryetarit dhe ndikim i drejtpërdrejtë i qytetarit. Si ju duket është ky opsioni juaj?
 Unë personalisht kam qenë që qytetarëve ti kthejmë një komponent maxhoritarë. Votimi të shkojë përtejë partisë tek individi. Kjo rrit peshën qytetare dhe shton demokracinë direkte si dhe do krijonim një hierarki politike që i ka munguar shtetit dhe partive.

Kryetari bën nënkryetarin kryetarin e përgjithshëm që mund të flasin në televizion të duke, por këtu nuk kemi meritokraci, ndërsa kur ti nënshtrohen votës së hapur, atëherë krijohet një elitë. Ne shpeshherë insitiucionet i mbushim me veglat qorre të partive prandaj nuk funksionojnë.

Çfarë ka ndodh te PD ky tension ka ardhur se është thyer një mekanizëm nuk ka një mekanizëm vlerësues.
 
Është edhe rreziku që kandidatë të fortë të shfaqen dhe duke qenë që kemi dhe rrezikun e blerjes së votë s’mund të kemi edhe këtë rrezik?
 Mund ta kemi këtë por na ndodh një fenomen tjetër. Unë kam qenë për listë se kam menduar se do të largohen këta rrugaçë të politikës, dhe mendova që lista do mbledhë intelektualë në parlament, por nuk ndodhi kështu.

Ju preferoni sistemin mazhoritarë?
Unë them ti kthehemi ta diskutojmë.

Për sa i përketet numrit të deputetëve jeni për reduktim?
Po jam për reduktim, një deputet paguhet 1 mln e 600 mijë lekë bruto i heqin 300 mijë lekë taks, pastaj merr nga penxherja 500 apo 600 mijë lekët të tjera jo për karburant jo dieta që janë abuzive. Dhe unë gjykoj, nuk e lidh për këtë punë por njerëzit duhet a dinë që abuzohet dhe numërin duhet shkurtuar për ti dhënë më shumë rëndësi e për tu kthyer edh enë një sistem kursimi. J

emi një vend i vogël me 2.8 mln banorë dhe në vendet e tjera të gjithë i kanë shkurtuar deputetët minimalisht 140. Basha dje tha një gjë të rëndësishme që kemi dëshirë të reformojmë sistemin politik të Shqipërisë të rishikojmë kushtetutën.
 
Për ndarjen administrative keni një mendim?
Rama bën nastradinin ky është një përqëndrim pushteti jo efiçent.

U justifikua me filozofinë që do kursejmë, por asgjë nuk ka shkuar te populli.

Do isha dakord me sistemin e vjetër të Ramës për 87 bashki e komuna, që i afrohej më shumë aspiratave të demokracisë, por e kundërshtoi Basha. Do ish apër ti ndarë qytetet e mëdha që të merren me botën urbane që i shërben edh e botës rurale.

Kjo do të ulte shpenzimet do sillte shërbim për qytetarët dhe do bënte që këto njësi të shpërndahen në mënyrë demokratike dhe këto njësi administrative nuk do ishin ushtarë partie. Kjo nuk është demokraci.
 
Besoj ka një enigmë të madhe, ndoshta Basha kur flet për ndryshimet kushtetuese mos vallë i referohet marrëveshjes me Ramë?
 Marrëveshja ishte ajo që denoncoi Basha.
 
T’ju pyes për atë që ka kaluar PD, a mund të themi që është stabilizuar i ka kaluar dallgët apo deklarata e Berishës e ka tulatur sërish?
Nuk do doja ti hyja shumë është çështje e brendshme, por themë që PD ka nevojë të dali pa asnjë lloj paragjykimi. Unë nuk quaj asnjë njeri që nuk është kontribuues brenda PD.

Kjo e zvogëlon të gjithë strukturën. Berisha tha disa gjëra të rëndësishme por i tha vonë dhe Berisha nuk është jashtë kësaj se katër I sugjeroj Bashës të ndryshojë sistemin e Berishës, por Berisha kishte meritë e kishte bërë vetë e kishte drejtuar prej vitesh.

I njëjti sistem nuk qëndron duhet ta kuptojnë ata që janë te PD kjo ka prodhuar tensionet. Unë ju sugjeroj hapni partinë për të gjithë edhe për kundërshtarët.
 
Ju vazhdoni të jeni një ndër aleatët e Bashës, a e keni menduar kthimin në PD?
Shumë herë por për deri sa nuk ka barazi i kanë vendos idetë njerëzit, por koha është e gjatë nuk dekurajohem, kam 20 vjet në opozitë nuk shqetësohem. Ndaj i ftoj të gjithë ti lënë sherret dhe e vetmja mënyrë për ta bërë fushën më të madhe është të ulin gardhet që të mund ti kapërcejnë të gjithë.

Një pyetje për polemikat mbi votën e Gramor Ruçit. Realisht e kaloi opozita atë që ndodhi?
Opozita bëri një gabim. Dy gjëra ka: O futi njerëzit duke qenë i sigurt, ne u futëm për të mos i votuar e dyta nëse i votuam të kishin dërguar edhe një njeri te numërimi. Sido që të ketë qenë qe një gjë e turpshme edhe për Ramë. Ramës për çfarë i duhet kjo?
Ky qe një gabim i bërë nga ata që e drejtojnë këtë punë por nuk është fundi i botës. Kjo opozitë nuk qëndron mbi numrat sepse nuk ka asnjë lloj vlere, ai pa filluar k a80. Këtu opozita qëndron të projektojë ide të rej atë qëndrueshme për qytetarët.
 
Deri tani si e keni parë drejtimin e Ruçit sidomos tek moslejimi i Berishës asnjë sekond më tepër?
Nëse e kanë zgjedh vetëm për këtë punë më vjen keq e bën mirë ta le. Por besoj që e kanë zgjedh edhe për më shumë.

Lufta këtu nuk është bërë kundër Ruçit por institucioneve të vjetra që na dalin përpara sikur nuk na ka ndodh gjë. Problemi është që ky njeri i kujton Shqiptarëve që kohët e vjetra s’paska ndodh gjë. Të paktën njëri të thotë që babai im ishte budalla jo i poshtër por këta janë krenarë për baballarët e tyre. Shoqëria shqiptare nuk ka reflektuar për të shkuarën. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten