Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë qenë sot në Shkozë, nga ku kanë dënuar shembjen e banesave, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe dhe rehabilitimit të Lumit të Lanës.
 
Pranë banorëve kanë qenë deputetët Rudina Hajdari, Edi Paloka dhe Albana Vokshi.
 
Nënkrytari i PD, Edi Paloka i kërkoi kryeministrit të bëhet njerëzor dhe t’u japë zgjidhje qytetarëve në vend të rrafshimit të banesave.  
 
“Këtu sikur jemi në ndonjë vend që është në mesin e një lufte. Lufta është mes kësaj qeveri dhe banorëve jo vetëm të Shkozës, por të gjitha atyre që e besuan Edi Ramën dhe i dhanë votën. Kështu është kur i beson Edi Ramës.
 
Jemi këtu për të sensibilizuar opinionin dhe për t’i bërë thirrje Edi Ramës mos u sill si armik me qytetarët e tu, bëhu njerëzor! Shiko çfarë po bën. Janë qindra familje që po nxjerr me fëmijët jashtë. Nuk janë të ngujuar sepse ashtu ua ka qejfi por se iu premtua gjatë fushatës elektorale nga njerëzit e qeverisë se shtëpitë e tyre do legalizohen dhe kompensohen por sa erdhën në pushtet kjo është përgjigjja e Edi Ramës. Shteti nuk është aty për t’i marrë shpirtin të pamundurve por për t’i ndihmuar”,
deklaroi Paloka.

[gallery]23955[/gallery]