​"Sherr" mes aktorëve për montazhin
e Berishës: Iu fute politikës, hallall

​e Berishës: Iu fute politikës, hallall">
TIRANE-Politika të nxjerr në dritë ose të fut në sherr si në rastin e dy aktorëve të humorit, Julian dedës e Erjon Isait.

Dy aktorët e humorit u përplasën pas publikimit të një fotografie nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku shfaqet një tren jo i zakontë.
Foto e trenit u shpërnda në rrjetet sociale duke akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj sikur kishte ndërtuar diçka të tillë në Tiranë, ku në fakt ajo rezultonte realisht në një park në Poloni.

Kjo fotografi ka tërhequr vëmendjen e aktorit Julian Deda i cili e ka shpërndarë duke u tallur në rrjetin social Facebook.
 
Por, kolegu i tij Erion Isai nuk e ka pritur mirë që Deda merret e bën politikë me të tilla fotografi.
  
Pjesë nga debati në Facebook:
 
Erion Isai: Nuk te takon ty miku im. Keqardhje
 
Julian Deda: Erion Isai…je fut politikes? Hallall. Me behet qejfi.
 
Erion Isai: Patjeter Julian Deda, dhe pres shume nga ty si djale i shkolluar e perendimor mos kete politke me “goditje nen brez”. Suksese ne parlament.
 
Julian Deda: Ti pret nga une??? Hahah u rrite ti Çuçkeeee??!?
 
 Erion Isai: Une i rritur kam qene dhe jam o Refik. Perderisa i ke hyre politikes nga ty duhet te pres une; e te gjithe. Kjo qeshja jote tregon sene fakt nga ty duhet te presin ata qe te kane emeruar te besh te tilla statuse.
erjon isai
(Erjon Isai)

julian deda
(Publikimi i Julian Deda)




(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Fatos Kongoli: Ishte shkollë letrare! Rita Petro: donte një diell perëndimor për Shqipërinë

Lamtumira për Kadarenë/ Fatos Kongoli: Ishte shkollë letrare! Rita Petro: donte një diell perëndimor për Shqipërinë