Konflikti për pronat është një çështje që shqetëson jo pak familjet shqiptare, teksa shpeshherë ai duket një problem pa rrugëzgjidhje. Jo pak familje janë në një konflikt të tillë, ku nuk gjejnë dot zgjidhje as rrugët ligjore.
Një rast i tillë është pasqyruar në qytetin verior të Shkodrës, ku dy familje i janë drejtuar ligjit për çështjen e pronës së tyre. Bëhet fjalë për familjet Muzhani dhe Xhabija, për çështjen e të cilave Përmbarimi ka vendosur ditën e sotme.
Përmbarimi ka ekzekutuar vendimin e kthimit të pronës së familjes Muzhani, por që ky vendim është kundërshtuar nga familja Xhabija që jeton aty. Gazetari i Report Tv në Shkodër raorton se 4 anëtarë të familjes Xhabija janë nxjerrë me forcë nga shtëpia, pas ekzekutimit të vendimit nga Përmbarimi i vendimit të Komisionit të Kthim Kompensimimit të Pronave.
Prona i është kthyer familjes Muzhani, e cila ka vendosur t'ia japë një firme ndërtimi për pallat. Nuk ka munguar situata e tensionuar dhe familja Xhabija është perplasur me policinë, ku njëra nga vajzat, Jona Xhabija, është shoqeruar në komisariat për kundërshtim të forcave të rendit.
Familja Xhabija pretendon se e ka fituar çështjen ndaj familjes Muzhani, por në fakt çështja është në proces.
[gallery]23877[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO