Ky është momenti kur Fabian Muçllari ka shkrehur kallshanikovin në drejtim të lokalit ku ishte ulur Fabio Hila. Ngjarja e rëndë është shënuar një javë më parë në qytetin e Pogradecit, ndërsa motiv i sherrit u bë një vajzë. Episodi rivjen edhe njëherë në vëmendje pasi një portal ka publikuar sot videon e çastit të vrasjes së adoleshentit.

Në video duket momenti, kur viktima qëllon me karrige Muçollarin i cili po e kërcënonte me një armë. Në këtë moment të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në lokal ngrihen dhe largohen me shpejtësi, kur shohin autorin e vrasjes i cili rikthehet drejt viktimës me kallashnikov. Ky i fundit hyn në lokal dhe vret Fabio Hilën.

Pas disa sekondash, pas vrasjes, duket një person i tretë i veshur me të zeza, i cili mban kallashnikovin në duar (nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tij). Në fund të videos, autori del nga lokali, i rrëmben kallashnikovin personit me të zeza dhe largohet me vrap.

Më 13 Shtator, pas një sherri të nisur në Facebook , 18-vjeçari Fabio Hila është vrarë me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij Fabian Mucllari në qytetin e Pogradecit. Ngjarja është regjistruar në një pikë bastesh në rrugën “Rinia”, teksa dy adoleshentët, të cilët ishin grindur një ditë më parë përmes rrjetit social, janë përballur me njëri-tjetrin, ku Fabian Muçllari nga fshati Vërdovë qëlloi me armë automatike në drejtim të Fabio Hilës, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Sipas të dhënave të para nga policia, shkak i grindjes mes dy të rinjve, të cilët ishin nxënës në gjimnaze të ndryshme të qytetit, ishte një vajzë të cilën Fabio pretendonte se ngacmohej nga Fabiani, autori i ngjarjes. Kjo u vërtetua dhe nga bisedat që të rinjtë kishin zhvilluar në Facebook, 1 orë para vrasjes.

(d.b/Shqiptarja.com)