DURRËS-Një shtetas që rezulton i dënuar për trafik droge është bërë shënjestër e një atentati mëngjesin e ditës së sotme në Shijak.
S.Gj ka qenë duke u kthyer në shtëpi me makinën e tij ‘Range Rover’ në momentin kur është qëlluar me plumba. Mësohet si shtetasi ka marrë plagëtë lehta në dorë, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka gjetur gëzhoja plumbi të kalibrit 9 mm.
Lidhur me ngjarjen, policia bën me dije se, më sot më 5 janar, rreth orës 02:20, në lagjen”Ballias”, Shijak e kanë qëlluar me armë zjarri në rrugë, rreth 30-40 m pa shkuar në banesë, shtetasin S.Gj. 42 vjeç, i cili është plagosur lehtë në dorë (pjesën e parakrahut).
Shtetasi S.Gj. ka qenë duke u kthyer në banesë me mjetin e tij, tip Range Rover me targa AA 580 MS.
I dëmtuari pasi ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës është larguar për në banesë.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë kqyrur vendin e ngjarjes, mbledhur provat materiale me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Policia ben te ditur se, shtetasi S. Gj. ka qenë i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale"Trafikim të lëndëve narkotike", dhe është liruar në vitin 2012.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com