TIRANE-Rritja e çmimit të gazit të lëngshëm ka vazhduar të jetë sot temë debatesh në komisionet parlamentare që po shqyrtojnë buxhetin 2017. Ka qene ish kreu i Ministrisë së Financave Shkëlqim Cani që ka pyetur Ministrin aktual Arben Ahmetaj, përse u mor vendimi për rritjen e çmimit të gazit.

Ai pyeti gjithashtu dhe uljen e akcizës së duhanit të prodhuar në Shqipëri për ndryshimet në rentën minerare si dhe për privatizimet e ndërrmarjeve shtetërore për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë që rezerva për këtë vendim të Financave kanë shprehur edhe dy deputetë të tjerë të majtë: Përparim Spahiu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe Andrea Marto i Partisë Socialiste.

Ministri Arben Ahmetaj e argumentoi vendimin me qëllimin për të frenuar blerjen e gazit nga ana e qytetarëve në pika të palicencuara.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka vijuar sot shqyrtimin e Projektbuxhetit 2017. Pas shqyrtimit në të gjitha Komisionet përkatëse, drafti do të votohet në seancë plenare në dhjetor.

(d.b/Shqiptarja.com)