Shkodër, 19 vjeçari plagoset me
thikë, arrestohen 2 persona
Një plagose me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Tepe” në Shkodër. Mësohet se i plagosuri është goditur me thikë në shpatull, ndërsa është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Tepe” në Shkodër.
Mësohet se i plagosuri është Nikolin Lame 19 vjeç, i cili është goditur me thikë në shpatull.
19 vjeçari është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas poilicisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobeta, me tre persona të tjerë.
Policia ka arrestuar dy prej tyre, Avdyl Lushaj, 25 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër, dhe Saimir Lushaj, 27 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, ndërsa është shpallur në kërkim 20 vjeçai me inicilaet S. L, banues në lagjen 10 Korriku.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër
Dokumentohet dhe zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 06.08.2017, ku ka mbetur i plagosur shtetasi N. L, 20 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet e Policisë me të marrë njoftim dhe pas vlersimit të situatës në bazë të informacioneve policore u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Avdyl Lushaj, 25 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër,
Saimir Lushaj, 27 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku,
Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
S. L, 20 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku,
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datës 06.08.2017, në lagjen 10 Korriku, Shkodër, në vendin e quajtur në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobeta në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë me mjet prerës thikë, shtetasin N. L.
Në vend ngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kanosjes”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftofta, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 84, 89, 278 , 279 e 25 , të Kodit Penal.Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17