SHKODËR-Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Shkodrës ndërsa një person ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit “Ura e Thive” në lagje “Ndoc Mazi” rreth orës 20:25 minuta të së enjtes. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje automjeti tip Benz me targa AA 299 OT me drejtues A. K. është përplasur me motorin me targë AF 254 me drejtues L. H. 50 vjeç.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas bluzave të bardha 50 vjeçari ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor I cili ka nisur punën për zbardhjen e plote të ngjarjes.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasoje e mungesës së ndriçimit në këtë segment rrugor çka shkaktoi përplasjen e motoçikletës me autoveturën. Ndërkaq forcat e policisë kanë bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit Benz në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër Informacion Paraprak
Me datë 05.10.2017, në orën 20:25, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur “Ura e Thive”, lagje “Ndoc Mazi” Shkodër, ka ndodhur një aksident. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje ku kanë konstatuar se një mjet tip Benz me targë AA 299 OT me drejtues A. K. është përplasur me motorrin tip Indian me targë AF 254 drejtues L. H. 50 vjeç, si pasojë ka mbetur i demtuar rendë drejtuesi i motorrit.
Drejtuesi i mjetit Benz u shoqërua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
[gallery]24153[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO