Banorët: Dëmshpërblimet të ulëta
Banorët e zonës kanë kundërshtuar këto prishje duke argumentuar se, sipas tyre, me paratë që kanë marrë nga dëmshpërblimet nuk mund të blenë një shtëpi të re pasi nuk janë ato çmimet në treg.
Në zonë ndodhen edhe forca të shumta policie, si dhe FNSH për të ruajtur sigurinë.
Disa prej banorëve kanë zgjedhur të protestojnë duke qëndruar brenda shtëpive, ndërsa pritet të nxirren me forcë nga policia.
Priten të prishen edhe dhjetëra banesa të tjera nga IKMT si shkak i dy projekteve që janë zgjatimi i bulevardit të Lanës si dhe projekti i Unazës së Madhe.
[gallery]23939[/gallery]
Basha: Krim e barbari në Shkozë
Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së banorëve të shkozës për prishjen e banesave nga IKMT.
Nëpërmjet një statusi në facebook Basha e ka cilësuar si “Krim dhe barbari” nxjerrjen me forcë të banorëve nga shtëpitë.
Postimi i Bashës në facebook:
Krim dhe barbari ne Shkoze! 153 familje nxirren me force nga shtepite e tyre ne mes te kater rrugeve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronesim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues!
Duke denuar me ashpersi kete krim cnjerezor, ju bej thirrje forcave te rendit te ndalin menjehere keqtrajtimin e bashkeqytetareve te tyre qe po mbrojne strehen familjare. Te ndale prishja e shtepive pa siguruar asnje perspektive strehimi per 153 familje. Te shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit te Lanes i cili parashikonte prishje minimale perkunder shpronesimit me vlere tregu. Ndal barbarise, dhe verberise ndaj fateve te njerezve!
(Postimi i Bash në facebook)
Grida Duma: Jo projekte mbi jetën e njerëzve
Deputetja e partisë demokratike ka zhvilluar një takim me banorët e Shkozëz të cilët janë ngritur në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave nga IKMT.
Duma ka dalë në krah të banorëve duke theksuar se nuk mund të ngrihen projekte mbi jetën e njerëzve.
“Unë e di shumë mirë që ju i njihni detyrimet si qytetarë por nuk mund të bëhen projekte mbi jetën e njerëzve, janë më të rëndësishëm jetët e njerëzve”, tha Duma.