​Shtohen pakënaqësitë në listën e 
PD, Lefter Maliqi 'sulmon' Bashën

​Shtohen pakënaqësitë në listën e <br />PD, Lefter Maliqi 'sulmon' Bashën
Shtohen pakënaqësitë për listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit.
 
Pas Sazan Gurit, i cili i renditur i pesti në listën shumë emërohet dha dorëheqjen nga kandidimi, rezerva ka edhe ish-deputeti Lefter Maliqi, edhe pse renditet i treti, pas Astrit Veliajt dhe Eduard Halimit.

Përmes një statusi në Facebook, Maliqi shprehet se qytetarët e Beratit, më konkretisht 18 mijë banorë të Njësisë Administrative Lapardha, do të mbeten të papërfaqësuar në Kuvendin e ri.
 
Ky qëndrim i Maliqit paralajmëron një rezultat të dobët të PD-së në këtë qark, përsa kohë ka pikëpyetje edhe për kandidatin e tretë në renditje.
 
Rezultati më i dobët i PD-së në qarkun e Beratit është ai i vitit 2013 me vetëm dy deputetë. Shumë larg arritjes së 2009-ës, kur PD për herë të parë që prej pluralizmit, arriti të barazojë numrin e mandateve 4:4. 
lefter maliqi
Deklarata e plotë nga Lefter Maliqi:
???!!! Thirrje.! Z.Basha ju lutem ejani në Lapardha sa më parë dhe shpjegoju Republikën e Re 18.000 banorëve të Lapardha -Lumas,premtoj kush do ti përfaqësoj këta banorë të ndershëm që ju kanë pritur në mënyrë legjendare sic keni thënë ju.dhe po madhështore kan pritur Liderin Berisha.! Ju lutem eja sa më shpejt,une si zhgënjej dot,ata po presin me padurim fjalën tuaj me mikun tuaj të shtrenjtë që u prezantove një vit më parë dhe për Republikën e Re.! Shih videon.! Nëse ju nevojitet shihni 5 videot e hedhura sot në fb tim më poshtë me takimet entuziaste madheshtore ne plot zona te tjera me liderin Berisha qe u kthyen nga 18% ne 60% të djathta.!Unë smund ti takoj dot pa ju. Ju lutem më lini ditën dhe orën sa më shpejt per miting ???!!!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari