BRUKSEL-Kryetari i Parlamentit Ilir Meta është pritur në Bruksel nga Presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz, ku temë e bisedimeve janë bërë zhvillimet më të fundit politike në vend. Burime pranë Kuvendit bëjnë me dije se Schulz ka vlerësuar rolin e Metës për konsensus e dialog politik në arenën politike shqiptare.
Sipas Shulz, polarizimi dhe mungesa e bashkëpunimit dëmtojnë integrimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Nga ana e tij, Meta shprehu mirënjohje për Parlamentin Europian mbi mbështetjen e fuqishme që ka dhënë sipas tij, për integrimin e Shqipërisë në BE. Po kështu Meta, falënderoi Shulz për mesazhet inkurajuese që ka dhënë për Tiranën zyrtare për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin përmes Fleskenstein dhe Kukan.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com