Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, ku një grup huliganësh hynë në parlament dhe dhunuan deputetë të shumicës dhe gazetarë.

Ai ka thënë se VMRO-DPMNE-ja e tejkaloi kufirin, dhe se ka përfunduar koha e bisedimeve.

“BE-ja do të duhet që të ndërmerr masa dhe se për këtë do të diskutohet nesër”, ka thënë Fleckenstein në  për Deutsche welle.

Ai shton se tashmë nuk ka çfarë të pritet pas ngjarjeve të fundit në Parlamentin e Maqedonisë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com