Pas zgjedhjes së Talat Xhaferrit si kryetar i Kuvendit në Maqedoni, protestues të shumtë kanë hyrë në godinën e parlamentit dhe kanë dhunuar shumë deputetë dhe gazetarë.

Pas reagimit të ndërkombëtarëve për këto ngjarje të dhunshme ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

"Problemet të zgjidhen me dialog. Situata në Maqedoni na shqetëson dhe ne” është shprehur presidenti Vuçiç.

Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar”, kanë hyrë në sallën e kuvendit dhe kanë dhunuar disa deputetë të LSDM-së, kryetarin e opozitës, Zoran Zaev dhe  kryetarin e Partisë për Reforma në PDSH, Ziadin Sela, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com