​Sjellja tradhton tre shqiptarët
kapen me hashash e kokainë

​Sjellja tradhton tre shqiptarët<br />kapen me hashash e kokainë
Karabinierët e Genovës kanë arrestuar tre qytetarë shqiptarë të moshës nga 27 në 32 vjeç, për “zotërim të substancave narkotike”, të gjithë banues në kryeqendrën ligure.
 
Pak para orës 21 të mbrëmjes së djeshme, një patrullë e Bërthamës Radiomobile u ndesh në rrugën Corso De Stefanis me veturën me të cilën udhëtonin tre shqiptarët. Sapo pa karabinierët, pasagjeri i vendit të parë u ul poshtë, ose për t’u fshehur vetë, ose për të fshehur diçka poshtë sediljes.
 
Sjellja e dyshimtë bëri që karabinierët të ndalnin makinën për ta kontrolluar.
 
Kontrolli solli zbulimin e kokainës e hashashit, të mbështjellë në katër pako, me peshë totale 20 gramë, e fshehur në disa pjesë të makinës, e cila u sekuestrua.
 
Mbi njërin prej tre shqiptarët rëndon edhe akuza e qëndrimin pa leje në territorin italian.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar