Zgjedhjet e 14 majit, KQZ vendos të printohet e gjithë sasia e fletëve të votimit në 3 bashkitë ku votohet elektronikisht

KQZ ka vendosur që të printohet e gjithë sasia e fletëve të votimit edhe për 3 bashkitë ku do të aplikohet votimi elektronik, në Bashkinë Elbasan, Vorë dhe Kamëz.

Ndonëse KQZ kishte deklaruar se do të printohej vetëm sasia e kufizuar, partitë kërkojnë garanci për printimin e të gjithë sasisë së fletëve të votimit.

"Duke qenë se jeni të gjithë dakord dhe do t'i mbetemi vendimmarrjes për prodhimin e sasive të plota të fletëve të votimit, pra numri i zgjedhësve plus 2%. Pra do bëjmë një ndryshim në vendim", tha Celibashi.

Pra qytetarët që do të kryejnë votimin elektronik, do e kenë mundësinë ta marrin edhe të printuar fletën e votimit. Një ndër temat e diskutuara për fletat e votimit ishte edhe vendosja e emrit të Ilir Metës krah koalicionit me Berishën.

Kujtojmë se ditën e djeshme, KAS vendosi që emri i Ilir Metës të jetë krah koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit. Kërkesa për të vendosur emrin e Metës si përfaqësues edhe në fletë votimi të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ u bë nga Partia Demokratike, e cila pas debateve të ashpra, arriti të bindë anëtarët e mini-gjykatës së KQZ se fshehja e emrit të tij ishte shkelje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Ndryshimi i vendndodhjes së qendrave të votimit, përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta: Lojë e pisët, të merren masa! Celibashi: Do vihen sanksione nëse ka shkelje

 

Përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta, Altin Kaziaj ka kërkuar që të merren masa për ndryshimin e vendndodhjes së 6 qendrave të votimit në Tiranë dhe 1 në Bulqizë. Në mbledhjen e KQZ, sekretari i përgjithshëm tha se ishin vendosur në ambientet e policisë bashkiake ndaj e cilësojnë të papranueshme dhe kërkojnë të vihen në një tjetër ambient.

“Habitem si sekretari i përgjithshëm cilëson faktin që autorizojmë ndryshimin e qendrës së votimit ndërsa ligjvënësi thotë vendndodhja s’mund të ndryshojë në 40 ditëve të fundit përveç rasteve kur për shkak të forcave madhore mund të ndryshojë. A mund të dimë cila ka qenë forca madhore për ndryshimin e qendrave të votimit nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe Bulqizë”, tha Kaziaj.

“Administratori i ka vendosur qendrat e votimit në ambientet e policisë bashkiake. Kjo është e paparanueshme dhe administrata e KQZ ka kërkuar që të vendosen në një ambient tjetër, në shkolla. Është e pakujdesi apo gabim, është e papranueshme. KZAZ dhe administrata e KQZ i ka konstatuar”, tha sekretari i përgjithshëm i KQZ.

“Një shpjegim alogjik që një përfaqësues që paguhet nga taksat e qytetarëve e vë para një institucioni si policia bashkiake. Si ka mundësi që 6 qendrat e votimit janë vënë në polici bashkiak. Po bëhet lojë e pisët ndaj duhet të merrni masa ndaj personave të papërgjegjshëm që vënë një zonë dhe më vonë, me qëllimshmëri për shkak të papërgjegjshmërisë të personave publik që kanë për detyrë për të vënë një garanci dhe në këtë rast po sjell dëm. Është skandaloze që nuk dihet ku të votohet. Të merren masa. Nëse forca madhore është papërgjegjshmëria e zyrtarit publik, në këtë rast hyn edhe qëllimshmëria”, tha Kaziaj.

Në përfundim, Celibashi tha: “Do bëjmë vlerësim mbi atë situatë se në fund të fundit nëse s’do ishte verifikuar nga KZAZ do i kishim qendrat e votimit në ambientet e policisë bashkiake. Nëse është rasti për sanksione, do i vendosim.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani