​Skandali nuk ka të mbaruar në
futboll, 1 vit burg për Di Marian

​Skandali nuk ka të mbaruar në<br />futboll, 1 vit burg për Di Marian
Skandalet nuk kanë të mbarar në futboll dhe një tjetër lojtar i hetuar për fshehje të të ardhurave është dënuar me një vit burg.

Bëhet fjalë për argjentinasin Angel Di Maria, i cili është akuzuar për fshehjen e 1.3 mln euro dhe është shpallur fajtor duke u dënuar me 1 vit burg, dënim ky që u konvertua në 2 mln euro gjobë pasi lojtari pranoi fajësinë.

Ky skandal vjen pas dënimit të yllit katalanas, Lionel Messi i cili u akuzua për fshehje pasurie dhe u dënua me 21 muaj burg, por autoritetet e konvertuan në gjobë dhe ai u la i lirë.

Gjithashtu një tjetër skandal ka plasur ke Reali, ku Christiano Ronaldo akuzohet për fshehjen e 14.7 mln eurove dhe hetimet vazhdojnë për të zbardhur të vërtetën.

Duket se është bërë e modës që lojtarët i nxjerrin pasuritë e tyre jashtë vendit duke i depozituar në “parajsat fiskale”, për tju shpëtuar tatimeve në vendet ku jetojnë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot