TIRANE-Zbulohet shkaku se përse Berisha flet gjatë dhe disa herë pa radhë në parlament. Janë vetë deputetët e PD që insistojnë që ish-kryetari i tyre të jetë i vetmi ndër ta që flet në Parlament.
Kjo ndodhi sot në seancën e radhës ku po diskutohej edhe çështja e replikës pas fjalës së kryeministrit Edi Rama. Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj teksa mundohet të vejë qetësi zbulon një sms që sapo i ka mbërritur në telefonin e saj.
‘Sposto të tjerët dhe ta marrë fjalën se erdhi Berisha, jepjani fjalën’.
Ky mesazh mbërriti kur Leskaj po i kërkonte Tabakut të drejtën e replikës, por siç e shihni dhe në pamje, deputetja gjeti kohë ti përgjigjej në çast me sms.
“Pas kryeministrit flet përfaqësuesi i grupit dhe do të flasë z Bode dhe për procedurë. Atëherë dhe njëherë, organizohuni se më keni kërkuar që të marrë fjalën zoti Berisha”, tha Leskaj.
Tabaku nga vendi: Po sipas radhës sepse tani e ka fjalën Berisha...
Leskaj: Unë nuk e kam zakon por po e bëj, më keni dërguar sms dhe më thoni; Jepjani fjalën Berishës se erdhi. Unë të them; OK, por ju më shkruani; Spostoni të tjerët. Cfarë nënkuptoni me, 'spostojini të tjerët'? Besoj jam e qartë!
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO