​Sondazhi në Shqiptarja.com:
Koalicioni PS-LSI do të ribëhet

​Sondazhi në Shqiptarja.com:<br />Koalicioni PS-LSI do të ribëhet
TIRANE-Shqiptarët i duan bashkë në zgjedhje dhe besojnë se do të ketë sërish një moment kur do të rishkruhet marrëveshja e koalicionit PS-LSI. 

Të paktën kështu mendojnë 63% e votuesve në sondazhin online të Shqiptarja.com me temë, “Besoni se do të ribëhet koalicioni parazgjedhor, PS-LSI?”

Kjo temë vjen jo rastësisht, pasi më 1 Prill mbyllet marrëveshja që PS-LSI nënshkruan për daljen së bashku në koalicion për zgjedhjet më 23 Qershor të vitit 2013.

Por për 32% e votuesve në sondazh, ky rrugëtimi i këtij koalicioni besohet se do të ndalet, dhe kanë votuar kundër, ndërsa një përqindje e vogël nuk kanë dijeni mbi çështjen.

Sipas jush, besoni se do të ribëhet koalicioni parazgjedhor, PS-LSI?

sondazhi


Po sot Shqiptarja.com propozoi një sondazh të ri online në websitin e lajmeve. “Protesta e PD kalon 40 ditë nga nisja. Sipas jush ka arritur ndonjë gjë?”është tema që ne ju ftojmë të votoni.

Kujtesë! Sondazhet online të Shqiptarja.com, nuk kanë vlerë statistikore. Bëhet fjalë për pyetje që u bëhen të gjithëve dhe jo kampionëve të përpunuar në mënyrë shkencore. Pra, kanë si qëllim të vetëm të lejojnë lexuesit të shprehin mendimin e tyre rreth temave të aktualitetit. Megjithatë, çdo lexues, mund të votojë vetëm një herë në ditë.
 

 (d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës