​Stoltenberg: NATO përforcon
mbrojtjen nga sulmet kibernetike

​Stoltenberg: NATO përforcon<br />mbrojtjen nga sulmet kibernetike
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë gjatë të mërkurës nga Brukseli se “Aleanca e Atlantikut të Veriut”, ka forcuar mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike që shënjestrojnë vendet anëtare, duke marrë një kundërpërgjigje kolektive nëse sulmohet njëri prej tyre si në rast të agresionit ajror apo në terren.

“Sulmet kibernetike të regjistruara në muajin maj por edhe gjatë kësaj jave vënë theksin tek rëndësia e forcimit të mbrojtjes sonë ndaj sulmeve kibernetike”, është shprehur Stoltenberg në një konferencë për shtyp.

“NATO ka vendosur prej një viti të hartojë një hapësirë të mbrojtjes kibernetike ‘një fushë operacionale’. Një sulm kibernetik mund të aktivizojë nenin 5 të traktatit themeltar të Aleancës, që parashikon se vendet e Aleancës do t’i vijnë në ndihmë një aleati në rast agresioni”,ka rikujtuar sekretari i përgjithshëm Stoltenberg.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime