​Studimet e ekspertëve për seksin,
gjashtë rezultate befasuese

​Studimet e ekspertëve për seksin,<br />gjashtë rezultate befasuese
Studime në vende të ndryshme kanë arritur rezultate vërtet befasuese për jetën romantike në çift dhe se si ajo mund të përmirësohet, duke hequr presionin.
 
Rezultatet mund t'ju duken të habitshme, por ato kanë ardhur pas studimesh nga ekspertë të fushës, me përvojë shumëvjeçare.
 
Bëni më pak seks spontan
Po, e lexuat drejt! Në vend që të prisni të eksitoheni sa të shqyeni rrobat e partnerit (gjë e lehtë në fillim, jo dhe aq realiste pak vjet më pas), më mirë planifikojeni seksin.
 
Një studim në Britaninë e Madhe ka arritur në përfundimin se çiftet e martuar që kanë të paktën një natë seksi të planifikuar në muaj kanë më pak gjasa për t'u ndarë.
 
Ndërsa seksterapisti amerikan Ian Kerner përkrahet nga shumë seksologë të njohur që besojnë se seksi i planifikuar është seks më i mirë.
 
"Duhet të ndaloni së thëni "nesër do ta bëjmë patjetër, por sonte le të përkëdhelemi, si shenjë e afeksionit të pavdekshëm që kemi për njëri-tjetrin" dhe  filloni ta programoni seksin në kalendar. Është e vetmja mënyrë për t'iu rikthyer të bërit rregullisht", thotë Kerner.
 
Po, kjo gjë shkon kundër çdo mendimi që mund të kesh pasur për seksin, se ai duhet të vijë spontanisht, por sa larg ju ka çuar vërtet kjo gjë?
 
Mendojeni kështu: Nëse dëshironi që një darkë të jetë vërtet speciale, do ta planifikoni me kohë, apo thjesht do të shihni çfarë ka në frigorifer në momentin e fundit?
 
Sigurisht që do ta planifikonit.  Një sanduiç me çfarë të gjesh në frigorifer mund të jetë i mirë, por nuk do t'ju bëjë të lëpini gishtat nëse është ajo çka hani çdo ditë, çdo javë, apo vit...
 
Një herë në javë mjafton
Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se çiftet që kishin seks më tepër se një herë në javë nuk ishin më të lumtur se ata që e bënin një herë në javë.
 
Një herë në javë duket se është numri magjik për lumturinë seksuale afatgjatë - me fakte të reja (nga një universitet në Katar) që sugjerojnë se seksi i tepërt mund t'ju bëjë të ndiheni jo mirë, duke çuar në uljen e dëshirës dhe kënaqësisë seksuale.
 
Pesë minuta është OK
Një studim australian që është marrë me kohëzgjatjen e penetrimit në çiftet heteroseksuale ka arritur në përfundimin: 5.4 minuta.
 
Rezultatet variojnë nga 33 sekonda në 44 minuta, por 5.4 minuta ishte kohëzgjatja mesatare për marrëdhëniet e çifteve të ndryshëm të të gjitha moshave dhe vendeve.
 
Aktet seksuale nuk duhet detyrimisht të zgjatin shumë për t'u cilësuar si seks i mirë e i kënaqshëm.
 
Mos u shqetësoni nga kalimi i moshës
Një studim kanadez ka zbuluar se të rriturit, mbi 40 vjeç, bëjnë më tepër dhe më mirë seks se sa kur ishin në moshë të re.
 
Çiftet më të vjetër bëhen më krijues dhe aventurierë, me më tepër se gjysmën e të survejuarve që thoshin se tani ishin më të prirur se një dekadë më parë për të provuar gjëra të reja.
 
Arrijeni orgazmën në çfarëdo mënyre që ju pëlqen
Po u largohemi kërkimeve që kanë këmbëngulur se ka vetëm një mënyrë që femrat të arrijnë orgazmën, nëpërmjet stimulimit direkt të majës së klitorit.
 
Kërkuesit në Montreal të Kanadasë kanë zbuluar se orgazma në fakt mund të shkaktohet nga stimulimi i disa zonave të nxehta të trupit: gjëndra e jashtme klitoriale, gjëndrat e brendshme klitoriale (të përqendruara rreth G-spot), qafa e mitrës dhe zona jogjenitale, si thithat e gjinjve.
 
Debati i vjetër sa bota "klitori kundër vaginës" duket pa lidhje, pasi femrat duken në gjendje të arrijnë orgazma nga stimulimi i gjithçkaje, nga buzët e thithat te veshët dhe qafa.
 
Askush nuk ka seks fantastik pa u përpjekur pas 10 vjetësh
Studimi me 1900 njerëz në Kanada ka zbuluar se më të kënaqurit në marrëdhëniet afatgjata ishin ata që e kishin pranuar se jeta seksuale kërkon punë e përpjekje.
 
Më pak të kënaqurit?
 
Njerëzit që mendonin se nëse partneri i tyre do të ishte "i duhuri/ e duhura" për ta, seksi i mirë do të vinte automatikisht.
 
Sigurisht që partneri i duhur ndihmon jashtëzakonisht shumë!
 
Por, ju duhet të vazhdoni të provoni gjëra të reja, të fitoni aftësi të reja dhe të kërkoni vazhdimisht frymëzim që gjithçka të shkojë mirë për një kohë të gjatë. /DailyMail
d.i./Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'